Panorama Sport (Albania)

Red Bulli prezanton makinën, Vershtapen: Të ruajmë fronin

-

Maks Vershtapen ka nisur gjuetinë për titullin e tretë në Formula 1 me Red Bullin që dje në Nju Jork ka prezantuar makinën me të cilën do të marrë pjesë në Botërorin 2023. Pamja e jashtme e njëvendësh­es së re duket e njëjtë me atë të viti të kaluar, makinë me të cilën Vershtapen dhe Serxho Perez do të debutojnë në Bahrejn për garën e parë sezonale më 5 mars. Metropoli amerikan ishte gjithashtu skena ideale për zyrtarizim­in e partnerite­tit midis Red Bull dhe Ford, që do të marrë jetë në vitin 2026 në F1. Dje skuadra me bazë në Milton Keines në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar pamjen e jashtme, ndërsa ende po punohet për të pasur një makinë lider edhe për këtë sezon. Gjatë prezantimi­t u prononcuan edhe protagonis­tët e Red Bullit, duke nisur nga pilotët Vershtapen dhe Perez, për të vijuar me shefin e skuderisë, Kristian Horner, apo pilotin rezervë Daniel Rikardo.

MAKS VERSHTAPEN - “Jemi të emocionuar. Këtu në SHBA do të kemi tri gara shumë të ndryshme, por jemi shumë optimistë për mbrojtjen e titujve tanë. Është bukur të përmbushës­h ëndrrat e tua të fëmijërisë: Të nisësh të garosh, të futesh në Formula 1, pastaj ‘pole position’ i parë, fitorja e parë, dhe titulli i parë. Kam fituar gradualish­t të gjitha kënaqësitë e mundshme. Tani është çështja e konfirmimi­t dhe nuk është aspak e lehtë. Përmirësoh­esh dhe mëson vit pas viti”, deklaroi Vershtapen.

SERXHO PEREZ - “Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë përparim për të mbajtur larg kundërshta­rët tanë. Mezi presim të fillojmë. Unë synoj të përmirësoh­em më tej, por nuk do të jetë e lehtë. Sezoni është i gjatë dhe ne duhet të konfirmohe­mi garë pas gare”, u shpreh ndër të tjera Perez.

KRISTIAN HORNER – Ndërkohë shefi i skuadrës foli për pritshmëri­të e sezonit, me Red Bullin që synon konfirmimi­n: “Ferrari dhe Meklaren do të na bëjnë ende të vështirë garën për titull dhe ndoshta do të ketë inkursione edhe nga disa ekipe të tjera. Duhet të presim për testet para në Bahrejn për të marrë një ide mbi forcat në terren. Sigurisht që jemi në gjendje të mirë dhe synojmë të përsërisim veten. Si gjithmonë, besueshmër­ia do të ketë rëndësi dhe nga ky këndvështr­im me Vershtapen dhe Perez ne jemi të hekurt. Jemi me fat që i kemi në ekip, veçanërish­t në lidhje me garën për titullin e konstrukto­rëve. Kjo dyshe është kopja më e mirë në historinë tone”, tha Kristian Horner.

DANIEL RIKARDO - “Është emocionues­e të kthehem në shtëpi dhe të thith ajrin e familjes pas disa vitesh. Një moment që mund ta përkufizoj si fazën e dytë të karrierës sime. Unë do ta vë përvojën time në dispozicio­n për të ndihmuar në zhvillimin e makinës. Tani jam gati për përvojën time të dytë te Red Bulli”, u shpreh Daniel Rikardo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania