Panorama Sport (Albania)

Partizani shumë i fortë për Vllazninë, 0-3 në Shkodër

-

Partizani e rifillon aty ku e kishte lënë, duke regjistrua­r fitoren e tetë në Superligën e volejbolli­t të femrave, për ta nisur me këmbë të mbarë fazën e dytë të kampionati­t. Të kuqet e trajnerit turk Hakki Ertan Albayrak, ashtu sikurse edhe pritej, nuk e patën aspak të vështirë transfertë­n në Shkodër përballë Vllaznisë, nga e cila dolën me fitoren e pastër 03 në një takim që zgjati rreth 70 minuta. Një ndeshje e kontrollua­r nga kryeqyteta­set gjatë të gjithë kohës. Partizani e startoi sfidën me ritëm të lartë, duke e treguar superiorit­etin që në setin e parë, të cilin e fitoi thellë 1425. Edhe seti i dytë foli tërësisht për miket, ndërsa Vllaznia, tashmë me një ekip tërësisht vendorë, e kishte të vështirë të mbante ritmin e kundërshta­reve. Kështu edhe fraksioni i dytë fitohet bindshëm 17-25 nga Partizani,

ashtu sikurse edhe seti i tretë i mbyllur 20-25. Me këtë sukses Partizani shkon në kuotën e 24 pikëve në kampionat, duke i forcuar edhe më tepër pozitat në vendin e parë me pikë të plota, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia mbetet e katërta me 4 fitore dhe po kaq humbje. Duke kaluar te paraqitjet individual­e, rendimenta­kimeve

tin më të lartë në sulm në këtë takim për Partizanin e kishin Joana Kushi dhe Enkeleda Braho, të cilat realizuan përkatësis­ht 15 dhe 12 pikë. Të kuqet presin në ditët në vijim edhe mbërritjen e dy blerjeve të merkatos së dimrit, amerikanen Jada Burse dhe kubanezen Regla Flavia Martinez Ortiz. Për sa i përket të tjera, java e tetë do të kompletohe­t sot me tri përballjet e mbetura, Korabi-barleti dhe Lushnja-teuta, të cilat do të luhen në Farkë, ndërsa sfida e fundit do të jetë në orën 17:00 në “Farie Hoti”, me Tiranën që pret Skënderbeu­n, skuadra këto, finaliste të kampionati­t të kaluar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania