Panorama Sport (Albania)

Ildi, sa ka shërbyer kalimi në çerekfinal­e për moralin e ekipit?

- ZAMIR QYPI

Ildi Gruda është njeriu i që i dhuroi Teutës kalimin në çerekfinal­e të Kupës. Në një prononcim për "Panorama Sport", Gruda pohoi se fitorja ishte e merituar dhe ky sukses do t'i shërbejë Teutës për të mbajtur lart moralin.

I lumtur me kalimin në çerekfinal­e të Kupës, tani duhet të bëjmë kthesa në kampionat e përveçse na shërben për të kaluar turin, ka rritur së tepërmi atmosferën para takimit me Bylisin. Duhet të ndryshojmë marshin dhe tani kemi një sfidë shumë të rëndësishm­e, e cila duhet fituar dhe të ruajmë vazhdimësi­në, por dhe të dalim nga zona e ftohtë.

Jeni bërë një lojtar vendimtar, jo vetëm duke shënuar, por dhe keni marrë disa penallti. Në çfarë

pozicioni ndihet më mirë Gruda?

Në radhë të parë është kënaqësi kur shënon dhe për më tepër kur e feston me kualifikim. Por mund të them se kjo nuk ka qenë vetëm merita ime, por edhe e gjithë ekipit me të cilin unë punoj. Besoj që deri tani kam bërë mirë, gjithsesi unë jam me këmbë në tokë. Pak rëndësi ka pozicioni, unë luaj ku të këtë nevojë skuadra. Kam luajtur dhe si sulmues, por dhe në krahë ndihem mirë.

Si po e përgatisni duelin ndaj Bylisit?

Po punohet intensivis­ht për të qenë gati. Kundërshta­ri duhet vlerësuar maksimalis­ht. Pasi vijnë nga një ecuri e mirë në këto ndeshje, ata mund të na vendosin në vështirësi. Megjithatë, kam bindjen se si unë dhe shokët jemi gati për të bërë më të mirën dhe të dalim fitues, por edhe gjendja e mirë e grupit shton shanset e

A mund ta quajmë si finale ndeshjen me Bylisin?

Përpos renditjes, ndeshja me Bylisin do të jetë e bukur dhe e vështirë. Kjo, për vetë faktin se Bylisi ka një skuadër cilësore dhe me lojtarë që japin maksimumin në të tilla përballje. Për këtë motiv duhet që të jemi më shumë se të përqendrua­r, nga fillimi deri në fund të lojës. Ndërsa, për sa i përket renditjes, mbetet një tjetër anë që e ndërlikon këtë 90minutësh.

Kujt i bëjnë më shumë punë pikët?

Nuk dua të mendoj për kundërshta­rin, pasi asnjëherë nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Ne mendojmë vetëm për veten tonë dhe kjo na ka ndihmuar të ecim përpara. Na nevojitet mjaft ky trepikësh, pasi duam të ngjisim shkallët në renditje. Vendi ku jemi në kampionat nuk i shkon për shtat Teutës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania