Panorama Sport (Albania)

Shehi: M’u prish dy herë ekipi, e mundim Egnatian

- OLSI AVDIAJ

Orges Shehit i është dashur të ndry shojë dy herë planet e tij në këtë sezon ku objektivi ishte të mbronte titullin kampion. Ndryshimi i parë ishte në gusht me largimin e emrave të rëndësishë­m nga radhët e skuadrës dhe ndryshimi i dytë vjen tani me mbylljen e merkatos së janarit ku përsëri nga bardheblut­ë janë larguar emra me peshë.

Shehi ka treguar dje në një prononcim për shtyp se kjo ishte pjesa më e vështirë e punës, pasi duhej mbajtur një ekip konkurrues edhe përtej këtyre largimeve që kanë ndryshuar disi ekuilibrat në ekip.

Cilat janë problemet e skuadrës në këtë moment që flasim. A do të luajë Kristal Abazaj?

Përveç dëmtimit të Kristalit, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme. Janë të gjithë të gatshëm.

Keni humbur në Kukës. Çfarë mendoni se nuk shkoi mirë në sfidën e fundit të kampionati­t?

Çdo ndeshje e analizojmë dhe marrim të mirat dhe të këqijat. Ajo ndaj Kukësit ka pasur më shumë të mira se të këqija. Do të përqendroh­emi tek elementët që nuk ishin të duhurit, por të mos harrojmë që nuk kemi lojtarë si Geci e Abazaj.

Ju thatë që Abazaj nuk luan, por nga ana tjetër kanë ikur Xhixha dhe Ismajlgeci. Do të ndikojnë në sezon?

Mendoj se janë mungesa të rëndësishm­e, sigurisht që me atë që ishim në krahasim me atë që jemi, jemi pak deficit. Shpresojmë që Abazaj të kthehet sa më shpejt, Geci është kapiten dhe na la boshllëk me ikjen e tij. Ne që jemi, pjesa tjetër, duhet të japim 100% nga vetja jonë për të plotësuar mungesat.

Kukësi është një ndeshje që duhet të harrohet, por çfarë do të bëni tani ndryshe?

Në kampionat të gjatë ka ditë të mira dhe të këqija. Mendoj se duhet të kemi ekuilibër dhe të peshojmë ose analizojmë gjërat në mënyrën e profesiona­lizmit se në futboll ndodh gjithçka. Ne kishim ndeshje Kupe ku futëm lojtarë të marrim minuta, nesër(sot) do të jetë një histori ndryshe.

Tani keni ndryshuar disa herë. Si në verë dhe tani në dimër skuadra ju është boshatisur?

Sigurisht që në këtë

merkato, të cilën ne kaluam, me tranzicion­in në gusht, tani kemi përsëri një tranzicion tjetër se u larguan shumë lojtarë. Nuk e di sa do të ndikojë, do të bëjmë maksimumin për të qenë kompetitiv­ë. Në disa situata do të kenë luhatje kaq të mëdha, por klubi i peshon dhe merr vendimet duket qenë të ndërgjegjs­hëm që duhet të arrihen objektivat. Në futboll kur hyn çështja financiare dhe menaxhimi i situatave, atëherë hyrje-daljet ekonomike dhe sportive i vlerëson dhe i vendos klubi. Mua dhe stafit më mbetet të bëjmë më të mirën tonë që edhe tranzicion­i në këta muaj të mos ndihet shumë se nuk është pak që të ketë dy periudha kështu.

Cili është mendimi juaj për kundërshta­rin e radhës në kampionat, Egnatian?

Egnatia ka skuadër cilësore, me elementë cilësorë, është investuar me lojtarë cilësorë. Merkatoja duhet të jetë për të përforcuar dhe ata kanë bërë shumë mirë se kanë afruar lojtarë cilësorë, kanë marrë edhe futbollist­ë të kombëtares dhe kanë ambicie të mëdha.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Edlir Tetova dhe Orges Shehi kur punonin së bashku në stafin teknik të Tiranës, me të parin që kishte rolin e zv.trajnerit
Edlir Tetova dhe Orges Shehi kur punonin së bashku në stafin teknik të Tiranës, me të parin që kishte rolin e zv.trajnerit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania