Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet Zguro, por nuk ka panik

- ERJON SALIU

Bylisi nuk ka kohë për pushime dhe fill pas ndeshjes me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë duket se ka menduar për takimin e radhës, por këtë herë në kampionat. Ballshiotë­t do të jenë mysafirë nesër pasdite në "Niko Dovana" ku do të zhvillojnë ndeshjen e radhës me Teutën. Në një duel mjaft delikat, ballshiotë­t shkojnë në Durrës në sajë edhe të një "rinisjeje" mjaft të mirë në kampionat e Kupë sepse me Shensoin në stol, Bylisi ka dy fitore në kampionat, ndaj Vllaznisë dhe Kastriotit në "Adush Muça", si dhe barazim 1-1 në Kupën e Shqipërisë në "Loro Boriçi". Aleksandër Trumçi, një nga titullarët e Bylisit dhe lojtarët më në formë këtë sezon, në një prononcim për "Panorama Sport", ka pohuar: "Skuadra ka performuar mirë, sidomos në tri javët e fundit. Kemi bërë shumë mirë në kampionat, teksa kemi mposhtur Vllazninë dhe Kastriotin si dhe në Kupë barazuam në Shkodër dhe luajtëm shumë më mirë se kundërshta­ri. Eliminimi më shumë erdhi si rezultat i sfidës së parë në Ballsh, ku ne u mundëm me rezultatin 0-2. Në Shkodër ishim shumë ndryshe, madje nëse ne do të ishim me 11 lojtarë deri në fund, do të kishim dalë ndoshta edhe me kualifikim", tha Trumçi që në Ballsh është një nga lojtarët më shumë të aktivizuar dhe luan sezonin e tij të tretë. Bylisi luan një sfidë delikate nesër dhe Trumçi ndalet dhe analizon duelin, teksa shton se: "Ne duhet që të ruajmë ritmin dhe të jemi konstantë, ndërsa e vlerësojmë kundërshta­rin e radhës. Në çdo fushë ne duhet të futemi dhe të japim më të mirën tonë. Gara ka edhe shumë ndeshje dhe synimi ynë është që të gabojmë sa më pak. Për synimin që ne kemi, duhet që në kampionat të grumbulloj­më sa më shumë pikë edhe jashtë fushës sonë", u shpreh Trumçi, një nga pikat e forta të Bylisit edhe në Superiore.

Vangjel Zguro ka pësuar dëmtim në sfidë e Shkodrës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, e madje lojtari ka zgjedhur që të bëjë edhe disa seanca mjekësore dhe konsulta. "Panorama Sport" ka kontaktuar me lojtarin duke u interesuar për gjendjen e tij, teksa ka konfirmuar se do të jetë gati në sfidën e radhës, në kampionat, me Teutën në Durrës, sfidë, e cila luhet të martën orën 16:00 në "Niko Dovana".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania