Panorama Sport (Albania)

Tetova sfidon Orgesin: Jam “kundërshta­r” vetëm për 90 minuta

- FATMIR EFICA

Me rikthimin në krye të pankinës së Eg natias, duket se për trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova, gjërat po ecin diçka më mirë se në periudhën e parë kur drejtoi skuadrën gjatë periudhës verë-vjeshtë 2022. Përtej ndryshimev­e më të fundit të bëra gjatë muajit të kaluar të merkatos dimërore (pati shumë largime dhe afrime), afro 75 për qind e skuadrës, është ajo që Tetova e ka ndërtuar vetë. Kjo mund të lehtësojë sado pak barrën e përgjegjës­ive pasi lojtarët janë profesioni­stë dhe disa prej tyre madje me një përvojë të konsiderue­shme. Të tillë madje, që mund t'ia bëjnë të vështirë edhe Tiranës kryesuese triumfin në Rrogozhinë. Me dëshirën për të arritur fitoren e parë në historinë e përballjev­e ndaj

kryeqyteta­sve, tekniku Tetova iu dha këto përgjigje pyetjeve të drejtuara mesditën e djeshme nga "Panorama Sport"…

Barazimi me Partizanin dhe kualifikim­i në Kupë ndaj Skënderbeu­t sa kanë ndikuar tek Egnatia që ta

këtë "top" psikologji­ke?

Vijmë pas një goli të shënuar në limit ndaj Partizanit në kampionat, por them se pika e fituar ishte me vlerë. Ndërsa për kualifikim­in në Kupë me Skënderbeu­n, sigurisht që ishte një anën

bonus i mirë për anën psikologji­ke nga çdo aspekt.

Përballë keni sot Tiranën kryesuese. Cilat janë masat e marra për të kapërcyer si duhet këtë sfidë të vështirë?

Pas disa ndeshjesh ku na mungon fitorja do të marrim të gjitha masat për të bërë maksimumin në këtë ndeshje. Siç po e shohim të gjithë, kampionati ynë po bëhet i pakuptuesh­ëm ku një pikë e humbur të çon poshtë dhe me një fitore ndihesh favorit. Do të shfrytëzoj­më të gjitha kapacitete­t tona përballë Tiranës.

A ka ndonjë problem me formacioni­n, dëmtime, skualifiki­me apo ndonjë mëdyshje për skemën që do të përdorni?

Nuk kemi dëmtime. Kontingjen­ti është i plotë. Përveç Hysen Memollës që po punon veçmas grupit për të fituar formën dhe letonezit Emsis që dita-ditës po jepnin sinjale pozitive. Të tjerët janë të gjithë të gatshëm.

Çfarë prisni më tepër nga efektet e lëvizjeve të bëra gjatë merkatos së muajit janar 2023?

Po është e vërtetë që kemi pasur goxha lojtarë të larguar e të afruar. Megjithatë, në këtë situatë po bëjmë gjithçka për

harmonizim­in sa më mirë të skuadrës.

Historia e statistika­t tregojnë se Egnatias me Tiranën nuk i ecën dhe aq. Ka vetëm një barazim në 10 ndeshjet e derisotme. Sa mund të ndikojë kjo më atmosferën e motivimit më të madh tek Egnatia?

Statistika­t flasin për Tiranën, por ne do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivat tanë.

Përballë do të keni në pankinën e Tiranës një shok e mik të vjetër si durrsaku Orges Shehi. Çfarë do t'i thoni paraprakis­ht në prag të kësaj sfide?

Me Orgesin kemi punuar bashkë dhe kemi marrëdhëni­e të shkëlqyera. Po këtë radhë për 90 minuta ne do të jemi kundërshta­rë. Ajo që mund të them?!... Fitoftë skuadra që do të gabojë më pak. Dhe kjo shpresoj të jemi ne.

Edhe për tifozët rrogozhina­s besoj se keni ndonjë apel?

Na duhet shumë mbështetja e përkrahja e tyre. Nxitja e motivimi që vjen nga shkallët e tribunave, do të bëjë që këta djem të bëjnë shumë më mirë në fushë e të shkojnë sa më larg.

 ?? ?? Presidenti Demrozi dhe trajneri Tetova
Presidenti Demrozi dhe trajneri Tetova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania