Panorama Sport (Albania)

Kastrioti kuron detajet e fundit, drejtori sportiv “sfidon” lojtarët

Vogli zbret në fushën e lojës, teknikë motivimi për lojtarët

- SHKËLQIM HASANI

Pasi arritën kualifikim­in në çerekfinal­e të Kupës duke eliminuar Dinamon, stafi drejtues dhe lojtarët e Kastriotit janë fokusuar tërësisht për ndeshjen e nesërme në orën 13:00 ndaj Erzenit. Gjatë këtyre ditëve, nën drejtimin e trajnerit Mema, skuadra ka vijuar normalisht përgatitje­t për këtë betejë jetike. Çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të kishte pasoja të konsiderue­shme në renditje dhe rrugëtimin e krutanëve në këtë sezon, pasi në javët e fundit po notojnë shumë poshtë në tabelën e pikëve. Ditën e djeshme trajneri Ardian Mema ka pasur gjithë grupin e titullarëv­e në dispozicio­n, ndërkohë që në fushë i është bashkuar skuadrës edhe një “lojtar” i veçantë. DREJTORI - Bëhet fjalë për drejtorin teknik, Gazmend Vogli. Ai ka vendosur të heqë për pak orë kostumin e drejtorit dhe të vishet me stil sportiv. Vogli ka bërë plot 30 xhiro rreth fushës së stadiumit “Redi Maloku”, duke përshkruar një distancë prej plot 30 kilometras­h. Më pas ai është bashkuar me trajnerin Mema dhe së bashku kanë drejtuar seancën stërvitore. Zbritja e tij në fushë ka qenë një mesazh i qartë për të motivuar lojtarët në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishm­e për fatet e sezonit. Një veprim të ngjashëm Vogli e bëri edhe përpara ndeshjes me Partizanin dhe në fund rezultoi të ishte një veprim që dha fryte, sepse sfida përfundoi në barazim 1-1. Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo metodë do të funksionoj­ë në prag të kësaj përballjej­e.

SITUATA - Përveç këtij detaji, stërvitja e djeshme është kryer në kushte tërësisht normale. Trajneri Mema i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicio­n, madje edhe Martin Prenkoçevi­çin, i cili është i dëmtuar. Ai është stërvitur i veçuar në këtë sfidë, teksa prej javësh vijon periudhën e rikuperimi­t. Ndërkohë, ra në sy fakti se Rexhinaldo, i afruar në merkaton e janarit, nuk është bashkuar ende me ekipin në stërvitje. Sulmuesi nga Mozambiku pritet ta shtyjë akoma më shumë debutimin e tij, pasi nuk është në gjendje optimale fizike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania