Panorama Sport (Albania)

Kolela: Rrapaj ka ikur, Laçi i fortë

Trajneri i Partizanit konfirmon largimin: Vlonjati ka fluturuar për në Bullgari “Kurbinasit kanë kualitet në sulm, Selmani do të na ndihmojë me cilësitë e tij”

- DENIS LALA

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e cilëson veten të lehtësuar që është mbyllur merkatoja e janarit dhe tanimë e ka të qartë se me cilët lojtarë do të punojë në pjesën e mbetur të sezonit. Këtë ide ai e përsëriti edhe në konferencë­n për shtyp para sfidës ndaj Laçit, që pa dyshim është tejet e rëndësishm­e për të kuqtë, të cilët në katër ndeshjet e fundit kanë dështuar të shkojnë te fitorja dhe skuadrën e ka kapluar një krizë “asfiksuese” rezultates­h në javët e fundit. Kolela “zyrtarizon” largimin e Rrapajt, si dhe bën me dije se mesfushori i afruar në janar, Sabit Bilali, nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi pezullimin e shlyen pas datës 7 shkurt.

Si është gjendja fizike e skuadrës, do të keni mungesa?

Lojtarët i kemi të gjithë të gatshëm dhe në gjendje të mirë. Përveç Bilalit, i cili do të jetë i gatshëm që nga data 7 shkurt.

A ndihet skuadra në presion prej faktit që në 4 ndeshjet e fundit nuk keni arritur të shkoni te fitorja?

Presioni është gjithmonë, kur humb ka më shumë se më parë, por është normale. Por në këtë lloj profesioni, presioni është arsyeja për të cilën të paguajnë.

Sa e vështirë ka qenë të punonit ndërkohë që kishte kaq shumë lëvizje në merkato, ndërkohë që luanit ndeshje?

Nuk është një punë veçanërish­t e vështirë puna me ekipin në këto momente. Gjëja kryesore ishte që më në fund kaluam muajin janar. Muaji janar është ai ku nuk duhet të bësh profesioni­n e trajnerit. Për fat të keq, fakti që merkatoja përkon me ndeshjet është një katastrofë, jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë. Por kur bën një propozim gjithë jetën e thua që duhet bërë merkatoja para se të nisin ndeshjet, duket sikur thua diçka që nuk ka kuptim… Tani jemi të qetë, dimë kush ka ardhur e kush është larguar. Po punojmë që të rikrijojmë disa mekanizma që kemi humbur paksa me largimin e disa lojtarëve. Dhe po krijojmë të rinj.

Si e konsideron­i forcën e Laçit në krahasim me skuadrat e tjera?

Laçi, sipas meje, ka skuadër të mirë, ka cilësi të mëdha përpara dhe në mesfushë. Mbrapa janë të organizuar mirë, janë një ekip i mirë. Pastaj në këtë kampionat, sipas meje, nuk ka skuadra të dobëta dhe të forta.

E keni studiuar mënyrën sesi luan Laçi me trajnerin e ri?

Ne i kushtojmë gjithmonë vëmendje kundërshta­rëve tanë. Por në këto momente ka më shumë rëndësi ajo çfarë bëjmë ne, sepse kemi ndryshuar dhe është e drejtë të jetë kështu.

Keni disa sulmues, por shumica e tyre janë “pyka”. Si ndikon ky fakt?

Kemi marrë lojtarë me karakteris­tika të ndryshme, nuk ndryshon nga më parë. Në janar nuk është e thjeshtë që të gjesh lojtarin që të nevojitet. Por sipas meje, mendoj se i

kemi gjetur.

Përse mendoni se vazhdon situata e golave të pësuar? Çfarë mungon?

Janë shumë arsye pse, nuk është vetëm mbrojtja, është edhe mesfusha. Nuk është se po pësove është faji i mbrojtjes. Pastaj qartësisht ka periudha kur të gjuajnë 10 herë në portë e nuk pëson gol. Ndërsa me ne është një moment siç ndodhi me Egnatian ku me një gjuajtje na shënuan gol. Kështu është, duhet vetëm të punojmë të përmirësoh­emi dhe do të vijnë edhe kohëra më të mira.

Sulmuesit që keni afruar nuk e kanë shpejtësin­ë e Skukës. Do të ndryshojë mënyra e lojës së Partizanit?

Ndryshime me siguri kemi bërë, por kur ndryshojnë lojtarët, ju mendoni se trajneri ka një buton. Por është e qartë që ndryshojnë gjërat, sepse Skuka ishte i aftë të bënte disa gjëra, e më pak për të bërë të tjera. Ndoshta del një sulmues i fortë, i cili bën gjërat që nuk dinte të bënte Skuka dhe nuk di të bëjë gjërat që dinte të bënte Skuka. Normale që ndryshojnë gjërat. Por unë mundohem të vendos lojtarët në kushtet që të bëjnë mirë. Megjithatë, mekanizmat e lojës kërkojnë kohë.

Tri nga katër ndeshjet e fundit, kur nuk keni marrë fitoren, i keni luajtur në shtëpi. Përse ngec Partizani në shtëpi?

Nuk mendoj se është problem i të luajturit në fushën tonë, është momenti që ndoshta nuk është pozitiv. Nuk është puna ku luajmë e pastaj nuk është pozitiv sa i përket rezultatev­e, se me Egnatian kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë.

A është Rrapaj ende

pjesë e ekipit dhe si ndikon largimi i tij?

Ka katër ditë që nuk e shoh. Nuk është më një lojtar i Partizanit, me 31 janar është mbyllur merkatoja, ndaj është e pamundur të jetë këtu, është nisur drejt Bullgarisë.

Sa do ta ndihmojë Partizanin afrimi i fundit, Remzifaik Selmani?

Selmani është një lojtar i mirë, jemi të lumtur që është këtu, ashtu si Mba e Bilali. Është e qartë që bëhet fjalë për lojtarë që kanë nevojë që të marrin pak më shumë besim në fushën e lojës, por mendoj se do të jenë të nevojshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania