Panorama Sport (Albania)

Barazim dhe nerva në Burrel, Samake nderon Lushnjën

Pjesa e dytë nis me vonesë, pika kënaq verdhejesh­ilët

- MARTIN DEDAJ

Lushnja merr pikën e parë në transfertë. Pas 6 humbjeve, në “Liri Ballabani” e bëjnë sefte. Edhe pse Burreli gjeti avantazhin me anë të një penalltie në të 54-ën, nuk u dorëzuan dhe fiks pas 10 minutash barazuan. Loja ka filluar e shpejt dhe me vendësit superiorë. Ata krijojnë raste të pastra, por Toma, Farruku, Kurbneshi, Kastrati e Koleci kanë gabuar në finalizim. Miqtë mbrohen me qetësi dhe vizitojnë vetëm një herë portën e mbrojtur nga Birja, në të 35ën konkretish­t. Levendi fut në zonën e 16 metrave një top për Cankën, por Dedgjonaj ndërhyn dhe neutralizo­n rrezikun. Fundi i pjesës së parë prodhon një sherr ndërmjet futbollist­ëve të dy skuadrave. Protagonis­të ishin Kaloshi dhe Dedgjonaj, që u “zverdhën”. Pjesa e parë përfundon me rrjeta të bardha, ndërsa e dyta ka filluar me 10 minuta vonesë. Debatet midis palëve nuk kishin të ndalur, edhe kur ekipet u janë drejtuar dhomave të zhveshjes. Loja rinisi me kontrollin e Burrelit, që kanë dy raste të pastra me Markos dhe Farrukun. Vendësit shtojnë presingun dhe në të 53-ën Farruku pengohet në

zonë. Gjyqtari nuk mendohet gjatë dhe tregon pikën e bardhë. Gjuajtjen e merr përsipër Kurbneshi, që nuk fal dhe shënon për 1-0. Ky gol ka ndezur lushnjarët. Jo vetëm janë mbrojtur me mjaft efikasitet, por që kanë hedhur sytë edhe nga sulmi. Kanë rrezikuar në dy-tri momente, derisa në të 64-ën barazojnë. Përmes një aksioni pa shumë pretendime,

Samake është spostuar paksa në të majtë të sulmit dhe duke shfrytëzua­r vendosjen e gabuar të prapavijës, ka gjetur portën me atë gjuajtje diagonale. Ndërkohë, dy minuta më herët u ndëshkua me të verdhë e më pas të kuq Donati Toma. Kjo ndikoi rrjedhën e lojës deri në përfundim të saj. Përtej rasteve, gola nuk pati më.

 ?? ?? Çast nga ndeshja Burreli-lushnja
Çast nga ndeshja Burreli-lushnja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania