Panorama Sport (Albania)

Flamurtari kthehet me “samba”, likuidon Luzin

Skuadra e Pashjës nuk njihet, gabojnë pa fund dhe e pësojnë

- FERIZ FERIZAJ

Flamurtari nuk fal më, “zgjohet” në Peqin. Pas tri ndeshjesh pa fitore, janë kthyer dhe bindshëm. Nga një gol për çdo pjesë, u ka mjaftuar për të marrë pikët dhe vendin e dytë. Luzi 2008 pëson të dytën humbje radhazi, aq sa kishte pësuar thuajse gjatë gjithë fazës së parë. Loja dhe dëshira për të bërë mirë nuk vlejtën këtë herë, pasi u “dorëzuan” përballë emrit të madh të vlonjatëve.

PJESA E PARË

Luzi është më kërkues në nisje të ndeshjes dhe për 10 minuta e sheh veten në sulm. Pas këtij momenti, Flamurtari fiton terren dhe kërkon të avancojë me Flores. Do të ishte ky i fundit që rrezikon, por një herë pret Fuçija dhe më pas nuk ka shënjestër. E megjithatë, në të 36-ën është i pagabueshë­m. Është Juri që përfiton

nga një gabim në krahun e majtë të prapavijës vendëse, fut një top në zonë dhe aty Flores 7-8 metra larg portës, godet dhe shënon. Në minutën e 41-të ka një përplasje të fortë brenda zonës. Portieri Fuçija dhe sulmuesi Augusto kërcejnë për topin, por dëmtohen. Dalin nga fushë të fashuar dhe i lënë vend Matit dhe Xhonatanit. Në minutën e parë shtesë Treni shpërdoron me kokë, ndërsa në të 3-ën mendon Kuka t’i thotë “jo” golit të Ferrajt.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nis me 15 minuta vonesë, pasi po prisnin autoambula­ncën, që kishte dërguar në spital dy futbollist­ët e dëmtuar në minutën e 41-të. Falë edhe avantazhit, miqtë duken më të qetë e më të qartë. Ndërhyn Lorenc Pashja dhe hedh në fushë Cahanin dhe Tabakun, kur në startin e kësaj pjese ishin futur edhe Merdini

me Hoxhën. E megjithatë, Luzi 2008 nuk ngre dot kokë. Vuan psikologji­kisht peshën e fanellës së Flamurtari­t dhe nuk ka rrezikshmë­rinë e pjesës së parë. Çuçka shihet larg portës dhe ka gabime të shumta në pasime e topa paralel që nuk çojnë ekipin

përpara. Për ta “vulosur” takimin mendon i sapofuturi Luis Karlos do Santos (ose Luisinjo). Shfrytëzon një hutim të mbrojtjes luznjake brenda zonës dhe shënon për 2-0. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë, edhe pse kavajasit u kujtuan që të rrezikonin.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Vlonjatët në festë pas fitores në Peqin
FOTO: F.HAZISLLARI Vlonjatët në festë pas fitores në Peqin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania