Panorama Sport (Albania)

Bano Bano “ndez” “ndez” Besëlidhje­n Besëlidhje­n

Lezhjanët dorëzojnë vendin e fundit, gjejnë fitoren pas 113 ditësh Hepaj bën shpëtimtar­in, shënon pas 14 minutash dhe “zhyt” Turbinën

- PRENG GJIKOLA

Merr fund përpël itja e Besëlidhje­s, “ndez” pas plot 113 ditësh. Artan Bano u rikthen buzëqeshje­n në debutim lezhjanëve, që u mungonte prej 7 ndeshjesh me radhë (kishin 3 barazime dhe 4 humbje që nga 15 tetori). Kanë likuiduar në shtëpi Turbinën, duke i dorëzuar edhe vendin e 14-të. Shpëtimtar­i ishte Samet Hepaj, që shënoi gol pas vetëm 14 minutash lojë. Edhe pse cërrikasit bënë çmos që të mos dilnin thatë në këtë transfertë, vendësit e mbrojtën me fanatizëm trepikëshi­n që mungonte prej gati 4 muajsh.

PJESA E PARË

Kontrollin e kanë lezhjanët që në start, e megjithatë Bruka dhe Daija nuk e gjejnë dot rrjetën. Pas 10 minutash janë miqtë që përgjigjen me një këndore të Zanit, por Gjikokaj largon rrezikun. Ky sulm i Turbinës sikur mobilizon Besëlidhje­n, që mbledh forcat dhe në të 14-ën zhbllokon shifrat. Bruka ekzekuton një goditje dënimi,

që largohet nga mbrojtja cërrikase, por jo si duhet. Hepaj përfiton dhe me të djathtën shtang Rrokun, duke shënuar për 1-0. Skuadra e Alfred Allamanit përpiqet të reagojë, pa e “çarë” dot prapavijën e Besëlidhje­s. Këta të fundit mbrohen fort, pa harruar

ofensivën. E megjithatë, rastet nuk kanë qartësinë e duhur dhe rezultati mbetet i njëjtë deri në pushim.

PJESA E DYTË

Fraksioni i dytë nis i qetë, duke u zhvilluar kryesisht në mesfushë. Rastin e parë e krijon Turbina, në të 50-ën. Ahanonu

provon barazimin me një roveshatë, që shkon pak mbi tra. I rrezikshëm është edhe ai rast i Zanit 5 minuta më vonë, por shkon ngjitur me trekëndësh­in. Këmbëngulj­a e miqve vazhdon dhe protagonis­t është po Zani. Nga e majta fut një top në zonë, por Dibra ndërhyn. E njëjta situatë edhe në 79-ën, me kapitenin që i “djeg” çdo mundësi Zanit, një ndër më aktivët në fushë për cërrikasit. Besëlidhja është e vendosur për të mos falur asnjë pikë në shtëpi dhe diti që ta mbronte me fanatizëm fitoren, ndonëse u akorduan edhe 5 minuta shesë.

 ?? ?? Moment nga Besëlidhja-turbina
Moment nga Besëlidhja-turbina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania