Panorama Sport (Albania)

Gjashtë gola nuk mjaftojnë, tension për 1 pikë në Berat

- EDI SPAHIU

Gola me bollëk dhe ten sion për një pikë. Adrenalinë pafund ka dhuruar Tomori-besa, e luajtur dje në Berat. Ndeshja u mbyll në shifrat 3-3, por të pakënaqur në fund kanë mbetur vendësit. Drejtuesit, futbollist­ët dhe tifozët kanë akuzuar hapur gjykimin për favorizim të kavajasve.

Gjithçka nis në mënyrë befasuese për të pranishmit në stadium, pasi golat e shpejtë nga të dyja skuadrat kanë dhuruar emocione të mëdha. Janë vendësit ata që në një aksion të shpejtë në zonën e Besës kanë finalizuar me anë të Ismailajt aksionin, në të cilin morën pjesë edhe Solomon me Eminin. Por pa u shuar ende entuziazmi i golit të avantazhit, në një kundërsulm të shpejtë të kavajasve, Ntepe barazon shifrat në 1-1, vetëm pas 60 sekondash. Do të vinte minuta e 13-të, kur një ndërhyrje e ashpër e Nurjas ndaj Shaqes, ndez gjakrat dhe starton tensionin e ndeshjes, që në atë moment ka një ndalesë dhe zënkë masive. Pasi qetësohet situata, loja vijon me aksione në të dy krahët, por dhe me ndërhyrje të ashpra nga ana e miqve, që vazhdojnë të shtojnë

PJESA E PARË

dozat e tensionit në fushë dhe në stadium. Në të 26-ën, në një aksion model midis Ismailaj e Dushkaj, ky i fundit kroson në zonë dhe aty Shaqe, i ardhur në ndihmë të sulmit, shënon me kokë dhe kalon Tomorin në avantazh.

PJESA E DYTË- Në të 53ën,

në një aksion të Besës, është Veriu i sapo aktivizuar, duke realizuar në një inkursion brenda zonës, 2-2. Fundi i takimit është sa i zjarrtë aq edhe dramatik, në të 80-ën, në një aksion model nga e djathta për skuadrën mike me Balin, që kroson në zonë dhe Onuh

shënon golin e avantazhit për miqtë dhe kontestohe­t në tribuna për një pozicion jashtë loje. Festimi provokues i Onuh ka bërë që stadiumi të shpërthejë ndaj tij me fyerje në kor. Besa mbetet me një futbollist më pak në fushë pas daljes me dy të verdhë të Kukës. Pas

një krosimi të saktë të Kasmollari­t në zonë nga e djathta e sulmit, është qendërmbro­jtësi Hida, që ashtu si kolegu i tij, Shaqe, shënon një gol që do të barazonte shifrat dhe u jep një pikë të çmuar beratasve në mes tensionit të madh, që është shtuar dyfish në fund të takimit.

 ?? ?? Moment tensioni nga ndeshja e luajtur në Berat
Moment tensioni nga ndeshja e luajtur në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania