Panorama Sport (Albania)

Uzuni nuk ndalet, supergol dhe thyen tersin e transferta­ve

Granada për La Liga, ja statistika­t e beratasit

- KRISTI SEJATLLARI

Është sezoni i Myrto Uzunit. Futbollist­i i Kombëtares shqiptare nuk di të ndalet në Kategorinë e Dytë spanjolle, teksa ka shënuar sërish gjatë ndeshjes së djeshme kundër Vijarreal B, golin e tij të 15-të sezonal. Sulmuesi, me një goditje tepër të bukur nga jashtë zone, mposht portierin kundërshta­r dhe sjell golin e dytë në takimin që Granada fitoi me rezultatin 0-2. Përpos kësaj, Uzunit i mohohet edhe një penallti në fundin e takimit, megjithatë ai mbetet protagonis­ti kryesor në La Liga 2, duke kryesuar listën e golashënue­sëve të kampionati­t dhe duke ngjitur Granadën në vendin e pestë, me vetëm katër pikë nga kreu. Ky është edhe sezoni që beratasi ka thyer rekordin e tij sa i përket golave të shënuar në kampionate­t europiane, të cilin ai e mbante gjatë kohës kur luante me Ferencvaro­shin në Hungari me 12 gola. Pas një viti në Spanjë, duke qenë se Uzuni është transferua­r në janar të 2022shit, ai arriti që të vendoste një rekord në karrierën e tij.

THYEN MALLKIMIN E TRANSFERTË­S

Myrto Uzuni më në fund theu mallkimin e këtij edicioni në La Liga 2. Bomberi i Granadës, i cili kryeson renditjen e golashënue­sve në këtë kampionat, kishte shënuar me vazhdimësi, por vetëm në ndeshjet në fushën e skuadrës së vet. Dje, përballë Vijarreal B, në stadiumin e njohur “La Ceramica”, ai ia doli që të thyente këtë mallkim me një supergol që solli rezultatin 2-0 për skuadrën e tij dhe vulosi më pas fitoren me të njëjtat shifra, për ta mbajtur në garë për ngjitjen direkte në La Liga. Uzuni kishte edhe mundësi të tjera shënimi, teksa nuk ia dha edhe një penallti në fundin e ndeshjes, pas një kontakti në zonë. Megjithatë, statistika­t e përpiluara nga “SOFASCORE” tregojnë se sulmuesi shqiptar ka qenë mjaft efektiv në lojën e tij edhe duke dhënë pasime e krosime për shokët e skuadrës,. Paraqitje e cila i ka siguruar atij notën 7,1 për ndeshjen ku shënoi golin e 15-të në këtë kampionat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania