Panorama Sport (Albania)

Vora super, “manita” me Veleçikun

Skuadra e Mërgjyshit dhuron spektakël ndaj rivalit direkt, tani -2 pikë nga kreu Dopietë fantastike e Vrapit, Raboshta, Stafa dhe Gjoni plotësuan fitoren bindëse në shtëpi

- ABDULLA DUSHKU

Vora shpërthen ndaj një rivali direkt në luftën për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Të shtunën në stadiumin e ri të Vorës, skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi ka fituar me shifrat e thella 5-1, duke marrë një triumf që u bë shumë i thjeshtë në fushë, nga sa mendohej përpara ndeshjes. Kualitetet që ka Vora në përbërje bënë diferencën në këtë takim, me Jurgen Vrapin që realizoi dy herë, ndërsa fillimisht ishte Jasmin Raboshta që hapi serinë e golave, ndërsa Stafa dhe kapiteni Gjoni plotësuan fitoren e thellë. Tashmë ekipi vorak është vetëm dy pikë më pak se Sopoti kryesues dhe do të kërkojë të marrë sa më shpejt kryen, duke vazhduar ecurinë e rezultatev­e pozitive.

NDESHJA - Koplikasit kanë rezistuar vetëm 20 minuta në

Vorë. Pas një shërbimi të gabuar nga mbrojtësi Elbasani, është shkodrani Raboshta që shfrytëzon maksimalis­ht rastin dhe gjen rrjetën. Ekipi i Mërgjyshit është më i lirshëm në fushë, ndërsa skuadra e drejtuar nga Dritan Smajli, shokohet psikologji­kisht pas disavantaz­hit të shpejtë. Në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, është Stafa që i ikën mbulimit të mbrojtësve miq dhe me kokë e dërgon topin në krahun e majtë të portierit Kaçaj. Shifrat 2-0 u japin qetësi vendësve, por mjafton një gabim në mbrojtje për të rihapur takimin. Karaj nuk largon siç duhet një top nga zona dhe aty Arsen Hajdari, me shumë eksperienc­ë, përfiton, duke goditur me të majtën nga afër portierit dhe fiksuar shifrat 2-1. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat, por pas pushimit janë sërish vorakët më konkretë. Në minutën e 61-të, pas një harkimi në zonë nga këndi, është shtatlarti Gjoni me kokë që nuk fal, duke shënuar golin e tretë. Për të mbyllur takimin mendon Vrapi me dy gola afër fundit. Fillimisht me një të majtë fantastike brenda zonës, e dërgon topin në trekëndësh, ndërsa në minutën e 83-të vulos fitoren e thellë 5-1 pas goditjes nga afër portierit.

KREU - Vorakët konfirmohe­n pretendent­ë kryesorë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, bashkë me Sopotin dhe Valbonën. Kjo javë mund të flasë shumë për këto skuadra, pasi Vora që pozicionoh­et në vendin e tretë ka një ndeshje më të lehtë në letër (me Murlanin në transfertë) në krahasim me rivalët, që përballen mes tyre në Librazhd. Sipas të gjitha gjasave, ndeshjet direkte mes ekipeve që synojnë kreun do të vendosin edhe për skuadrën që do të ngjitet në të Parën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania