Panorama Sport (Albania)

Tri pikë dhe shumë tension, Elbasani ia del kundër labëve

- VLADIMIR MEMA

AF Elbasani fiton mes vuajtjesh dhe tensionit përballë Labërisë me rezultatin e ngushtë 1-0. Mjaftoi një gol i Jurgen Peqinit në pjesën e parë për t’u dhënë tri pikët e arta verdhebluv­e, ndërsa me këtë humbje Labëria thuajse del nga gara për vendin e parë. Një ndeshje mjaft e rivalizuar deri në fund, me një Elbasan dominues në të parën, ndërsa miqtë më kërkues në të dytën, por pa ia dalë të marrin dot pikë. Në pjesën e dytë dhe në përfundim të sfidës nuk mungoi tensioni nga skuadrat në fushë dhe tifozët në tribuna, të cilët irritohen me veprimin e mbrojtësit Rejbi Boçaj, i cili ofendon një fëmijë që kap topat për shkak të vonesës. Ka përplasje në fushë, ku detyrohen edhe stafet e të dyja skuadrave të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Tensioni nuk mungoi as në momentin që po futeshin ekipet në tunel.

- AF Elbasani e nisi menjëherë në sulm, duke shtyrë përpara dhe kërkuar një gol të

NDESHJA

shpejtë. Përpjekjet do të sillnin avantazhin në minutën e 11-të, ku pas harkimit në zonë të Mones, është Peqini ai që kërcen bukur me kokë dhe e ndal sferën në rrjetë. 1-0 dhe nisje më të mirë nuk mund të kishte për verdheblut­ë, të cilët gjithsesi nuk e ulin ritmin, por vihen në kërkim të

golit të dytë. Nga ana tjetër, labët mundohen të shohin përpara, por hasin vështirësi për të goditur portën. Ferhati ka mundësinë më të mirë për të dyfishuar shifrat në të 40-ën, por i vetëm me portierin Alimuçaj has në devijimin e këtij të fundit. Fraksioni i parë mbyllet me avantazhin e një goli të elbasanasv­e. Pjesa e dytë nis me një Labëri në sulm, që rrezikon në dy momente, por më flagranti është ai i minutës së 54-t me anë të Llojajt. Topi u largua në vijën fatale nga mbrojtja e Elbasanit, ndërsa miqtë pretendojn­ë për penallti. Ekipi i Stojkut mundohet të mbrohet, por miqtë ushtrojnë presion për të gjetur barazimin. Totoshi eviton një gol të Dhramit, ndërsa më pas verdheblut­ë rrezikojnë me Lleshin. Gjithsesi, në fund Elbasani mbron me fanatizëm rezultatin dhe merr 3 pikët që e mbajnë në krye me pikë të barabarta me Pogradecin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania