Panorama Sport (Albania)

Tirana rimerr kreun e Superligës, fitojnë pastër edhe Erzeni e Studenti

- N.GOCI/A.DUSHKU/V.MEMA

Me tri ndeshje të luajtura të shtunën është mbyllur java e tetë e Superligës së volejbolli­t të meshkujve. Tirana, Erzeni dhe Studenti nuk e patën aspak të vështirë të siguronin fitoren, duke e arritur atë me rezultat të pastër. Bardheblut­ë e Arben Sakos iu kundërpërg­jigjën Partizanit, teksa likuiduan në shtëpi Skënderbeu­n në shifrat 3-0 (25-16, 25-19, 25-18). Një fitore pa sforco për kryeqyteta­sit, të cilët dominuan gjatë të gjithë kohës ndaj korçarëve për t’i mbyllur llogaritë në harkun kohor të 65 minutave. Për t’u veçuar në këtë ndeshje ishte edhe debutimi i turkut Ali Berke Sagir, i cili u prezantua me 6 pikë të realizuara për Tiranën. Ledion Martiro me 13 pikë dhe Norgen Baruti me 12 ishin shënuesit më të mirë të ndeshjes, me bardheblut­ë që ngjiten në vend të parë me 21 pikë falë diferencës më të mirë të seteve në raport me Partizanin. Gjithçka e thjeshtë edhe për Erzenin që fitoi derbin ndaj Teutës me rezultatin 3-0 (25-21, 25-23, 25-13). Shijakasit e trajnerit Parit Uruçi e komanduan ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, takim që zgjati rreth një orë. Në këtë takim debutuan për Erzenin edhe dy brazilianë­t e afruar së fundmi në merkato, Guilherme Soares dhe Renan Salton, të cilët ishin edhe shënuesit më të mirë në radhët e shijakasve, përkatësis­ht me 13 dhe 10 pikë. Ndërkohë në kampin durrsak rendimenti­n më të lartë në sulm e kishin Emiljan Xhebrahimi me 13 pikë dhe Kreshnik Malaj me 11. Studenti e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2023, duke fituar në transfertë kundër Elbasanit me rezultatin 0-3 (9-25, 22-25, 13-25). Paraqitje mjaft e mirë për braziliani­n Rocha te Studenti, protagonis­t me 14 pikë për ekipin e tij. Ky ishte triumfi i dytë në kampionat për Studentin, ndërsa Elbasani mbetet i pozicionua­r në vend të fundit, pa mundur që të fitojë asnjë set deri më tani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania