Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Tirana, tregon forcën kundër Skënderbeu­t

Barleti bën detyrën ndaj Korabit, Lushnja mund Teutën

- N.GOCI/ A.DUSHKU/A.ALUSHI

Superliga e volejbolli­t të femrave ka kompletu ar të shtunën takimet e javës së tetë. Kryendeshj­a e javës ishte sfida e zhvilluar në sallën “Farie Hoti” ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeu­t. Ashtu sikurse pritej, vajzat bardheblu dhe korçaret dhuruan një betejë të fortë në parket, por në fund ato që festuan ishin kryeqyteta­set. Kështu skuadra e drejtuar nga trajnerja Amarilda Prenga triumfoi me rezultatin 3-2 në një sfidë që zgjati 2 orë e 10 minuta. Përballja rezultoi me shumë rivalitet, duke sjelle emocione te të pranishmit në sallë, ndërsa për t’u veçuar ishte edhe një grupim i organizuar prej disa dhjetëra tifozësh të Tiranës, të cilët krijuan atmosferë të ndezur gjatë të gjithë ndeshjes. Tirana e nisi mjaft lojën, duke e konkretizu­ar me fitimin e setit të parë 25-19. Seti i dytë i ndeshjes ishte më i rivalizuar, ndërsa për t’u veçuar ishte dhe ndëshkimi me karton të verdhë i ndihmëstra­jnerit të Skënderbeu­t, Erjos Haxhillari, për protesta ndaj gjyqtarit. Ky set u vendos pas pikëve shtesë, 26-24 në favor të Tiranës, që mori kryesimin 2-0 me sete. Kur dukej se do të shkonim drejt një suksesi të pastër të vajzave bardheblu, miket nga Korça zgjohen dhe reagojnë mjaft mirë, duke i fituar bindshëm dy setet e radhës, përkatësis­ht 15-25 dhe 20-25, për të vendosur baraspeshë­n 22. Kështu gjithçka shkon me set final, por edhe një herë është Tirana ajo që e merr kontrollin e lojës. Vendëset shfaqen dominuese që nga fillimi, duke u shkëputur menjëherë në pikë në shifrat 6-1, për të vijuar më pas në 82, 10-2, dhe për ta vulosur setin 15-7 dhe të gjithë ndeshjen 3-2, teksa protagonis­te e “match point”-it ishte kanadezja Latoya Hutchinson. Për sa u përket paraqitje individual­e, pikëshënue­sja më e mirë në radhët e Tiranës ishte rusja Anastasia Atepalina me 19 pikë. Gjithashtu në kampin bardheblu shkëlqyen edhe Hutchinson me 15 pikë, Dhimitra Kole me 12, si dhe Keisi Shira e Leda Preçetaj me nga 10 pikë secila. Për Skënderbeu­n nuk mjaftoi amerikania Kayla Williams, e cila me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes.

NDESHJET E TJERA –

Në sallën e Farkës u zhvilluan dy ndeshje. Asnjë problem për Barletin, që mori një fitore si udhëtues kundër Korabit me rezultatin e pastër 0-3 (1025, 14-25, 10-25). Një takim i dominuar tërësisht nga universita­ret e trajnerit Altin Gorenxa. Lojtarja e ndeshjes ishte Luljeta Stërmilla, autore e 20 pikëve. Ndërkohë me shumë rivalitet ishte përballje ndërmjet Lushnjës dhe Teutës, takim që u mbyll me fitoren 3-2 të myzeqareve. Lushnja e nisi më së miri, duke triumfuar në dy setet e para 25-21 dhe 25-12, por Teuta reagoi teksa fitoi 21-25 dhe 22-25 setet e radhës. Gjithsesi në setin e pestë vajzat e trajeres Erilda Allkanjari u treguan më të saktë për të fituar 15-11. Fatbardha Picaku me 23 pikë dhe Erina Kuqi me 20 ishin lojtaret që e udhëhoqën Lushnjën në këtë sukses, ndërsa për bregdetare­t spikati Flavia Memolla, autore e 20 pikëve. Kujtojmë se të premten Partizani kryesues fitoi 0-3 në transfertë ndaj Vllaznisë.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Tirana-skënderbeu FOTO: F. HAZISLLARI
Moment nga ndeshja Tirana-skënderbeu FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania