Panorama Sport (Albania)

Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Apolonia thuajse në finale

- A.DUSHKU

Kupa e Shqipërisë në futbollin e femrave zhvilloi të dielën gjysmëfina­let e vajtjes. Sfida, të cilat ashtu sikurse edhe në sezonet e tjera, kanë prodhuar emocione dhe gola, por ende cilësia dhe konkurrenc­a mbeten të pandryshua­ra. Kështu, edhe takimet e këtij edicioni të Kupës kanë treguar se midis ekipeve ka shumë diferenca, gjë që e tregojnë më së miri rezultatet e thella të shënuara, teksa në dy ndeshje janë prodhuar 11 gola. Ku Vllaznia i shkakton “tërmet 7-ballësh” Partizanit në shtëpi, duke fituar në transfertë në shifrat 0-7, ndërsa Apolonia e kalon me “poker” 4-0 raundin e parë ndaj Tiranës, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales, ku me shumë mundësi pritet të përsëritet finalja e dy viteve më parë, ajo mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e cila nuk u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

PARTIZANI–VLLAZNIA

Vajzat e të dyja ekipeve kanë sfiduar motin e ftohtë me temperatur­a të ulëta dhe me erëra të forta. Por edhe një herë tjetër Vllaznia vërteton se nuk njeh rivalë në Shqipëri, duke treguar superfuqin­ë e saj në stadiumin e ri të Partizanit. Shkodranet fituan me lehtësi, madje duke e mbyllur ndeshjen me goleadë në shifrat 0-7, për t’i mbyllur llogaritë e kualifikim­it që në ndeshjen e parë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të nga Megi Doçi, e cila realizoi drejtpërdr­ejt nga goditja e këndit. Një minutë më vonë 17-vjeçarja shkodrane, Klaudia Borçi, dyfishoi

shifrat. Ndërsa 6 minuta para fundit të fraksionit të parë, Arbenita Curraj i çon në pushim vajzat shkodrane të qeta me një fitore 0-3. Në fraksionin e dytë Luçije Gjini regjistron golin e katërt të takimit. E më pas kemi edhe tre gola të tjerë nga Megi Doçi, e cila kompleton “pokerin” personal dhe vulos suksesin me shtatë gola të mikeve. Tashmë vajzat kuqeblu e presin me qetësi gjysmëfina­len e kthimit. APOLONIA–TIRANA - Fieraket kanë marrë një fitore të thellë në shtëpinë e tyre, kundër një rivali direkt edhe në kampionat për vendin e dytë si Tirana. Shtatlartj­a Aglia Iliadhi

dhe sulmuesja goleadore e kësaj skuadre Valentina Troka realizuan në fraksionin e parë, përkatësis­ht në minutat 6 dhe 40. Në fraksionin e dytë Apolonia tregohet më agresive, jo vetëm për ta ruajtur rezultatin e pjesës së parë, por edhe për ta thelluar, në mënyrë për të thjeshtuar punët e takimit të kthimit në kryeqytet. Protagonis­te në pjesën e dytë bëhet Xhesika Ndoj, e cila në të 53ën i dërgon shifrat në 3-0, ndërsa në fund të takimit kompleton dopietën personale, duke vulosur triumfin 4-0. Për sa u përket gjysmëfina­leve të kthimit, ato do të zhvillohen më 12 shkurt.

 ?? ?? Moment para ndeshjes Partizani-vllaznia
Moment para ndeshjes Partizani-vllaznia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania