Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

TATARUSHAN­U 6 - Mbrëmje jashtë normales për të, që bën të paktën tri mrekulli, teksa te goli tradhtohet nga shokët.

KALULU 5 - Paraqitje e vakët në një pozicion që s'e njeh, por ishte ai që mund e duhej të shtynte më shumë si i tretë në prapavijë.

KJAER 5 - Humb Lautaron në më shumë se një rast, por nga një lojtar me përvojën e tij, gabimi rëndon edhe më tepër. (NGA 85' REBIÇ pak minuta sa për t'u ndëshkuar).

GABIA 5.5 - Edhe ai një paraqitje mjaft të vakët me shokët e repartit, por kriza është e tillë dhe nuk i shpëtohet aq lehtë. (NGA 70' ÇAO 6 Me atë që tregoi mbase mund të kishte merituar disa minuta më shumë).

KALABRIA 5.5 - Një tjetër ndeshje e ndërlikuar për kapitenin që sfilitet duke ndjekur Dimarkon. Të paktën nuk bën dëme. (NGA 55' SALMAKERS 4.5 - Jashtë roli, por mundohet të japë diçka në aspektin sulmues. Shumë pak për të rënë në sy).

MESIAS 4 - Basti i humbur i Piolit me formacioni­n. Duhet të ndriçonte manovrën, por bën totalisht të kundërtën. Jashtë loje, jashtë konteksti, e në fund të sezonit ndoshta edhe jashtë Milanit. (Nga 46' Diaz 5.5 - Driblimet e tij janë rërë në shkretëtir­ë. Mundohet, por sjell shumë pak për të bërë diferencën).

TONALI 6 - Ndjek këdo e nuk dorëzohet deri në fund, megjithatë pa Benaserin edhe mundësia e tij e veprimit kufizohet në mënyrë të ndjeshme.

KRUNIÇ 5.5 - Gjithçkabë­rësi i Piolit përshtatet në të dyja rolet e mbrëmjes. I mungon vazhdimësi­a dhe në minutat e fundit ra shumë në sy mungesa e energjive.

HERNANDEZ 5.5 - Në rolin e ri si lojtar korsie nuk mbron si duhet, e nuk bën asgjë në sulm. Mbrëmje për t'u harruar, pavarësish­t se përbën lajm fakti që nuk bëri gabime fatale.

ZHIRU 5 - Kur sheh Interin tërbohet, por Açerbi me shokë kanë mësuar t'i marrin frymën. Në të vetmin rast që ka stopon në mënyrën më të keqe. Gabim fatal.

ORIGI 4.5 - 45 minuta duke ndjekur rivalët pa u koordinuar me shokët. Ndoshta nuk duhet të kishte dalë në fushë fare në pjesën e dytë.

(Nga 55' Leao 5 - Një shkëputje dhe shumë tension. Nuk është në momentin e tij dhe u konfirmua pasi zbriti në fushë. Jo më kot Pioli nuk e aktivizoi as titullar.

TRAJNER PIOLI 4.5 - Deformon skemën për të mos pësuar, por vazhdon të mos korrigjojë mbulimet në goditje standarde. Gabimet individual­e qëndrojnë, por mbase duhet hequr dorë nga mbulimi zonal që Milanin e bën lehtësisht të kalueshëm. Kthesa është e pamundur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania