Panorama Sport (Albania)

Dominim total, Interi dërgon “Djallin” në ferr

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi nuk lejoi që 5 shkurti të kthehej ashtu si një vit më parë në një makth për të dhe mposhti Milanin në derbin e djeshëm falë një goli të Lautaro Martinezit. Një ndeshje pa histori, ku zikaltrit treguan formën e tyre fantastike dhe blinduan vendin e dytë, kuqezinjtë pavarësish­t përpjekjev­e u zhytën në terr duke përfunduar në vendin e gjashtë.

EPËRSIA - Pioli "kopjon" homologun e tij në modulin e zgjedhur dhe e rreshton skuadrën 3-5-2, duke ia besuar sulmin Zhirusë e Origit dhe duke ulur në stol Leaon. Kjo nuk mjaftoi ama që Milani t'i privonte startin fantastik skuadrës së Inzagit, që shfaqet menjëherë në kontroll të lojës. Dy goditje të njëpasnjës­hme të Lautaros u pasuan nga protagoniz­mi i Xhekos që pretendoi një penallti pas një kontakti me Gabian në zonë, një kontakt i pamjaftues­hëm për arbitrin Masa. Zikaltrit ama nuk e ndalën presionin duke detyruar kuqezinjtë të mos dalin nga gjysmëfush­a e tyre, aq sa të vetmin rast të këtyre të fundit, Interi e shfrytëzoi për t'u hedhur në kundërsulm. Pas tentativav­e të Dimarkos e Barelës ishte i zakonshmi Lautaro Martinez që do të zhvendoste ekuilibrat. "Demi" i shpëton mbulimit të Kjaerit dhe në të 39'-ën shfrytëzon topin e ardhur nga goditja e këndit për të mposhtur Tatarushan­un dhe për t'u dhënë avantazhin e merituar të tijve e për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë. Në të dytën Pioli i rikthehet modulit të tij të zakonshëm me Diazin në vend të Origit ndërkohë që Inzagi nuk ndryshon asgjë. Milani përpiqet të fitojë metra, por nuk ia del të rrezikojë, deri në aktivizimi­n e Rafael Leaos në të 55'-ën, që i jep një stimul tjetër sfidës. Zhiru në vazhdim nuk shfrytëzon si duhet një gabim të Onanës, ndërkohë që për të parë goditjen e parë në portë të kuqezinjve duhej pritur minuta e 75'-të, kur Diaz shënjestro­i kuadratin. Vetëm dy minuta më vonë dhe Zhiru kishte rastin më të mirë në kundërsulm pa arritur ama të përsërisë historinë e një viti më parë. Për t'u kundërpërg­jigjur mendon i aktivizuar­i në pjesën e dytë, Lukaku, që katër minuta nga fundi e dërgon topin në rrjetë, por me lojën të ndalur më parë për një faull në dëm të Çaut. Interi nuk arrin të gjejë golin e qetësisë, por Milani shfaqet i pafuqishëm për ta dëmtuar, ndërkohë që një nga episodet më interesant­e e kishte rezervuar minuta e fundit e kohës së rregullt. Lautaro gjen golin sërish, por arbitri dhe më pas edhe VAR-I konfirmojn­ë pozicionin milimetrik jashtë loje, duke i mohuar gëzimin e dopietës sulmuesit, që gjithsesi arriti t'i japë tri pikët Interit në derbi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania