Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ONANA 6 - TË

themi të vërtetën: Mbrëmë u pagua kot nga klubi. SHKRINIAR 6 - Profesioni­st i vërtetë dhe tifozët ia thonë publikisht. Paraqitje e pastër, ku në fakt nuk iu desh të lodhej shumë.

AÇERBI 6.5 - Kartoni i verdhë kalon pa u vënë re teksa shqetëson me prezencë Zhirunë në të vetmin rast që pati.

BASTONI 6 - Menaxhim pa probleme në një paraqitje prej veterani. Duke parë varfërinë ofensive të rivalit vendos të dhurojë edhe disa zbritje që vendosin në presion korsinë e djathtë të Milanit.

DARMIAN 6 - Treguesi i qartë i ekuilibrit të gjetur nga Inzagi. Anësori zikaltër bën shumë gjëra e i bën të gjitha mirë. Rinovimi rezultoi i dobishëm.

BARELA 6.5 - Energjitë nuk i mbarojnë kurrë ndaj edhe bën gjithmonë atë që i nevojitet skuadrës. Një djall kundër "Djallit". (Nga 94' ASLLANI - Pak sekonda për një debutim në derbin e kampionati­t.)

ÇALHANOGLU 6.5 - Nëse Interi nuk ia ka më nevojën Brozoviçin meritat i takojnë turkut. Në një rol që s'i përket lëviz me natyrshmër­i të frikshme. Urime edhe Inzagit për nuhatjen. (Nga 88' GALIARDINI - pa notë)

MKHITARIAN 6.5 - Nëse Barela është djall, armeni është uji i shenjtë. Duket më pak nga të gjithë, por punon më shumë se kushdo. Me klasin që ka bën diferencën. Nga 71'BROZOVIÇ 6 - I duhet ende të gjejë formën e duhur, por të paktën nuk bën dëme.

DIMARKO 6.5 - Zbritje, krosime, presing dhe gjithçka pa u ndaluar. Një tjetër paraqije për kornizë në një sezon totalisht mbi normën.

(Nga 71' GOSENS pa notë - Bën shumë pak për ta gjykuar.)

MARTINEZ 7 - Zoti i ri i Milanos. Goli i shtatë në derbi dhe i 12 në një kampionat që nga janari po e shijon edhe si kampion bote. Nëse nuk do të ishin Kvraskheli­a dhe Osihmen, do të ishte ylli i sezonit në Serinë A.

XHEKO 6.5 - Një mbrëmje prej të sakrifikua­r pasi përfaqëson për shokët një kasafortë kur duhet menaxhuar topi. Nuk bie shumë në sy, por prova është përtej pozitives. (Nga 71' LUKAKU 6 - Një gol i anuluar që është më shumë se një sinjal ringjallje. )

TRAJNER INZAGI 6.5 - Nota e lartë nuk duhet marrë për kapital. Interi luan mirë dhe gjen mënyrën për të qenë i rrezikishë­m, por vazhdon të fikët dhe rrezikon barazimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania