Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Speciale të fitojmë dy derbi brenda 20 ditëve

-

Simone Inzagi ka marrë një tjetër fitore ndaj Milanit brenda pak ditëve dhe kjo nuk mundet veçse ta dërgojë në qiellin e shtatë trajnerin zikaltër. "Jam shumë i lumtur, i kam bërë kompliment­et e mia skuadrës, pasi kanë qene perfektë. Vinim nga një ndeshje jo pak e lodhshme si ajo në Kupë dhe ia dolëm të bënim një derbi perfekt. Të fitosh dy derbi brenda 20 ditësh nuk është diçka që ndodh shpesh dhe të mos harrojmë që njëri prej të dyve na ka dhënë edhe një trofe. Nuk duam të shikojmë as para dhe as pas, duam të shijojmë këtë fitore dhe pastaj t'i rikthehemi fushës, duke menduar për Sampdorian",

u shpreh 46-vjeçari, që analizoi edhe paraqitjen e kundërshta­rëve dhe të individëve të tij. MILANI - "Nuk kam menduar për mënyrën si do të rreshtohej Milani edhe pse gjatë këtyre ditëve është folur që Pioli mund të zgjidhte 3-5-2 e tij. Ne përballim çdo javë mbrojtje të ndryshme, si me tre si me katër, por kemi arritur të mbajmë çdo gjë nën kontroll dhe të jemi në perfeksion, aq sa kemi pësuar goditjen e parë në të 75'-ën".

INDIVIDËT - "Tani mund t'i gëzohem rikthimit në fushë të Lukakut e Brozoviçit, dy lojtarë që na kanë munguar tepër. Marselo është shumë i fortë dhe është nga ata që më së shumti i njeh shokët e skuadrës dhe jam i bindur se do të na japë një dorë të mirë të gjithëve, duke pasur parasysh edhe kalendarin e ngjeshur që na pret. Nga ana tjetër, Romelu hyri shumë mirë në ndeshje, e dija që ishte gati, pasi e kam parë sa fort punon për t'u rikthyer në formën e tij optimale. Unë nuk i dhuroj askujt as fanellën e titullarit, as tribunën e as stolin. Asaj së cilës i gëzohem më shumë është shpirti i grupit, pasi nuk ka rëndësi kush luan, vazhdojmë të fitojmë njësoj dhe të bëjmë paraqitje të mira".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania