Panorama Sport (Albania)

Lautaro, goli që firmosi fitoren dhe bleu Asllanin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Lautaro Martinez është siguruar që jo vetëm t'i dhurojë derbin dhe tri pikët Interit, por të kryejë me golin e tij një sërë misionesh. Prej 10 ndeshjesh radhazi në kampionat, zikaltrit arrijnë të gjejnë golin kundër Milanit, seria më e mirë e tyre që nga 2001-shi, por jo vetëm kaq. Fitorja e firmosur nga argjentina­si ka blerë zyrtarisht Kristjan Asllanin. Në transferim­in e elbasanasi­t nga Empoli në verë si huazim me detyrim blerjeje, klauzola përcaktont­e se lëvizja do të bëhej e detyruar sapo Interi të merrte tri pikët e para në kampionat duke nisur nga 2 shkurti i 2023-shit. E duke qenë se ajo e mbrëmshmja ishte fitorja e parë e zikaltërve, Interi do të detyrohet tashmë të paguajë 10 milionë eurot për blerjen e tij, pasi ka paguar më herët 4 milionë euro për huazimin. Ndërsa duket se 20-vjeçari do të duhet ta falënderoj­ë edhe një herë argjentina­sin, pasi e falënderoi për Superkupën e fituar, Lautaro nga ana e tij nuk e ka fshehur gëzimin e të qenit protagonis­ti absolut dhe i të veshurit zikaltër derbin.

LAUTARO - "Kishim një ndjesi që do të ishte një ndeshje pozitive që në mëngjes. Pastaj kemi treguar që nga minuta e parë që ishim protagonis­të në çdo top, pasi edhe në ata inaktivët ia dolëm të ishim të përqendrua­r dhe të qëndronim në kontroll të lojës",

e nisi fjalën e tij sulmuesi në përfundim të sfidës, duke treguar përjetimet si kampion bote: "Ndeshje të tilla jetohen dhe fitohen kështu. Në të njëjtën mënyrë i kemi jetuar dhe fituar edhe në Argjentin dhe tani të qenit kampionë bote është një shtysë më

tepër për mua. Jam i karikuar, kam mësuar shumë dhe kam mësuar ta transmetoj edhe në fushë te shokët e mi këtë". Mbi rëndësinë e derbit dhe efektin në renditje, 25-vjeçari u shpreh: "Milanio tashmë është zikaltër. Të fitosh

derbin është gjithmonë speciale dhe sidomos kur e bën me fashën e kapitenit në krah. E dimë që Napoli është shumë para në renditje, por ne do të bëjmë pjesën tonë dhe do të shpresojmë që ata të gabojnë dhe ne të jemi aty për të përfituar".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania