Panorama Sport (Albania)

Napoli fantastik në Serinë A, Rrahmani: Punojmë vetëm për fitore

-

Napoli vazhdon të marshojë drejt titullit kampion dhe dje ka siguruar tri pikët e radhës përballë Specias me një fitore 3-0. Ekipi i Luçiano Spaletit ka triumfuar me rezultatin 0-3 përballë Specias në transfertë, duke marshuar kështu drejt titullit kampion. Edhe pse pjesa e parë nuk pati gola, pjesa e dytë u bë më e lehtë për skuadrën nga jugu i Italisë, e cila gjeti tri herë rrjetën me Kvaratskhe­lian dhe dy herë me Osimhenin. Kështu, Napoli vazhdon të jetë në vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Specia vazhdon të luftojë për mbijetesë. RRAHMANI SUPER - Një paraqitje e mirë në sulm, por edhe në mbrojtje me Rrahmanin dhe shokët e tij që ishin përsëri të pakalueshë­m. Vetë mbrojtësi i Përfaqësue­ses së Kosovës, ka treguar pas ndeshjes për “DAZN” se merita e saktësisë në prapavijë ishte e të gjithë skuadrës, përtej paraqitjev­e individual­e. Njëkohësis­ht, ish-futbollist­i i Partizanit ka treguar edhe emocionet që përjetohen në skuadër në këtë rrugë drejt titullit kampion. “Punojmë gjatë gjithë javës për të

mos pësuar gol dhe për të fituar, por mendoj se lumturia nuk është vetëm e ne mbrojtësve, por e gjithë skuadrës, e cila e ka merituar duke e filluar mbrojtjen që te sulmuesit. Goli i Osimhen? Po, u shkëput shumë, është i pabesueshë­m pasi shkoi më lart se duart e portierit. Ndoshta duhet të mundohesh të fitosh hapësirë si mbrojtës duke u

ndihmuar nga trupi, por në disa situata nuk mund të bësh asgjë. KOLEGU I REPARTIT – Koreani Kim erdhi mes skepticizm­it, por e ka vërtetuar se është një mbrojtës niveli. Për më tepër, krah Rrahmanit po bën shumë mirë. Lidhur me kolegun e repartit, kosovari tha: “Si bisedoj me Kim? Flasim japonisht dhe me duar (qesh). Jo,

jo, në anglisht. Ndryshimi mes tij dhe Kulibalit? Të dy janë shumë të fortë. Por unë them gjithmonë se mund të jesh i fortë, por nëse ekipi ecën keq, edhe ti zhdukesh. Për fat të mirë skuadra po ecën”. Një tjetër argument në fjalën e Rrahmanit ishte kampionati. “Titulli? E dimë që rruga është shumë e gjatë dhe sa ndeshje e sa pikë mungojnë. Nëse vazhdojmë kështu, duke luajtur me mentalitet­in e duhur, atëherë do të jetë shumë e lehtë. Atmosfera që përjetojmë është e bukur, por është edhe e vështirë. Njerëzit presin gjithmonë rezultate pozitive dhe fitore. Nuk mund të ndodhë gjithmonë, ndonjë pikë edhe do ta humbasim”, përfundoi Rrahmani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania