Panorama Sport (Albania)

Pioli: Humbje që dhemb, plani i derbit dështoi

Nga skema te gabimet, trajneri kuqezi pranon problemati­kat “S’duhej të mbroheshim, me 4-3-3 do të na kishin masakruar”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Stefano Pioli ka komen tuar në mikrofonat e Daznit humbjen 1-0 ndaj Interit në derbi, e katërta radhazi në të gjitha turnetë dhe e treta në kampionat. Këto ishin fjalët e trajnerit të Milanit pas ndeshjes.

Jeni befasuar nga paraqitja e skuadrës suaj?

Donim të ishim më kompaktë dhe prisnim më gjatë për kundërshta­rët tanë. I lejuam diçka më shumë dhe u mbrojtëm keq. Kishim planifikua­r të driblonim më shumë, por sidomos në pjesën e parë nuk u ngritëm kurrë përpara. Kemi luajtur një sfidë të vështirë dhe e gjetëm përsëri vetën të papërgatit­ur në topat e dytë. Bëmë diçka më shumë në pjesën e dytë, por ishte e pamjaftues­hme.

Sa i ndërlikuar ishte ndërrimi i skemës?

Nuk ishte e komplikuar. Edhe djemtë punuan me bindjen e duhur gjatë javës. Është e qartë se nuk kemi qenë kompakt dhe solid në mbrojtje kohët e fundit. Mendonim se kishim gjetur pozicionet e duhura për t’u përballur me Interin. Gabimi ynë ishte që nuk mundëm të driblonim dhe të lëviznim

topin dhe kjo na detyroi të luanim shumë mbrojtje.

A keni hequr dorë nga ideologjia juaj?

Mendoj se si trajner kam një pasqyrë të qartë: po të kishim luajtur futbollin tonë do të ishim futur në telashe. Tani nuk i kemi ato distancat dhe qëndrueshm­ërinë që kishim deri pak kohë më parë.

Çfarë duhet të bëjë Leao për t’u bërë sërish titullar?

Ai ka një potencial të madh. Zgjedhja për të luajtur me dy sulmues më të afërt ishte për të vënë në vështirësi mbrojtjen e Interit. Leao duhet të qëndrojë aktiv gjatë gjithë lojës, sepse është një lojtar për të cilin kemi vënë një bast të madh, e që besojmë shumë. Zgjedhjet që kam

bërë janë më të mirat për atë që kam parë gjatë javës.

Si dilet nga kjo situatë e cila po zgjat shumë?

Duhet të rifillojmë nga sonte edhe pse është humbje në derbi dhe dhemb moralisht. Por sonte gjetëm qëndrueshm­ëri dhe vendosmëri që mund të na ndihmojë të kthehemi në nivelet tona.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania