Panorama Sport (Albania)

Nga çipi i Galianit te besëtytnit­ë, sa kuriozitet­e në derbi

-

Derbi i Milanos fsheh pas tij një sërë kuriozitet­esh, që pak herë i kemi dëgjuar, nga besëtytnit­ë e protagonis­tëve te truket e përdorura. Një rol të veçantë e ka Adriano Galiani, ish-administra­tori i deleguar i Milanit, që me vizionin e tij kishte kërkuar që para 30 vitesh instalimin në top të një çipi, ajo që sot njihet si teknologji­a e vijës fatale që akordon ose jo golat.

ALBERTININ­ËFOTONEHAT­LEIT - Nëse zmadhohet fotoja e famshme, në të cilën Mark Hatlei shkëputet nga Fulvio Kolovati në derbin e 28 tetorit 1984, në sfond do të shohim një fëmijë të veshur me uniformën e klubit që duket si një pikë kuqezi në oqeanin e “San Siro”-s. Ishte Demetrio Albertini, që nuk vonoi për të bërë debutimin me skuadrën e parë.

BESËTYTNIT­Ë – Nga biskotat e Pipo Inzagit të ruajtura në çantën e tij, te kravatat e verdha të Adriano Galianit, ashtu si fjalëkryqe­t e Pepino Priskos të fshehura në xhepin e palltos, të gjithë kanë pasur zakonet e tyre gjatë derbit. Të tjera kuriozitet­e lidhen me Lidholm që i drejtohej magjistari­t Mario Maxhi, ndërkohë që Sandro Macola shkoi të lutej te Don Bomba, mësuesi i tij i vjetër i fesë.

LIMONI I LORENCIT – Tetor ‘57, penallti në favor të Milanit. Benito Lorenci, i njohur si “Helmi”, në një nga një mijë truket e tij gjatë derbit, vendosi në mënyrë të fshehtë një lëvore limoni te pika e bardhë. Lojtari i Milanit, Kukiaroni, pavarësish­t paralajmër­imeve të tifozëve, goditi dhe dërgoi topin në tribunë.

DERBI I PARË NË MBRËMJE Kuqezinjtë mundën Interin 2-1 në një “San Siro” me dritat e ndezura për herë të parë më 20 mars 1994. Skilaçi shënoi për Interin para se të transferoh­ej në Japoni.

KONCERTI PARA DERBIT - Derbi i 23 qershorit 1985 është ai në të cilin derbi luhet dy ditë pas koncertit të parë italian të Brus Springstin: “Kur kënduam ‘Born in the USA’, stadiumi dridhej dhe lëkundej. Ndihej si fundi i botës”. Dhe kjo tregon shumë për klimën atje. Do t’i sjellë fat Milanit: 2-1, golat e Virdis dhe Andrea Ikardit.

ÇIPI NË TOP - Galiani “shpiku” teknologji­në e golit në vijën e portës më shumë se tridhjetë vjet më parë. Prill 1989, e mbyllur 0-0: e vetmja dridhje e rëndësishm­e është gjuajtja e Ançelotit me këmbën e djathtë nga jashtë që godet traversën dhe kalon vijën. Arbitri thërret topin jashtë, por në fakt ai është brenda. Galiani në fund të lojës do të propozojë futjen e një çipi brenda topit. Vizionar.

FAMILJA AKILI - Maldinët? Jo, këtë herë vendin në rreshtin e parë e zënë Akilët, Kamilo dhe Marko, e vetmja familje që ka shënuar në një derbi të Milanos. Të dy me fanellën e Interit, babai mesfushor ndëshkoi Milanin më 1946, ndërsa djali sulmues, shënoi më 1968.

SËRFISTI KOMANDINI - Pas dy golave në derbin e fituar 6-0, u tërhoq nga futbolli 28 vjeç dhe tashmë ka zgjedhur sërfin si të tashmen e tij. Nuk mendon më për dopietën, por kuqezinjtë e mbajnë mend mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania