Panorama Sport (Albania)

Prova shpejtësie te Juventusi, ja kush është “Usain Bolti” i ekipit

-

Juventusi duhet të jetë më i shpejtë tani e në vazhdim, sesa pritja dhe vendimet që pritet të dalin nga hetimet në të cilat është përfshirë, pasi në varësi të tyre mund të ndryshojë sërish e ardhmja e sezonit. Prandaj, teksa zërat thonë që pritet një tjetër dënim për çështjen e pagave të periudhës COVID, duke nisur nga Salernitan­a, të martën, nuk lejohen më hapat fals. Trajneri Alegri e di fare mirë se tashmë për skuadrën e tij ka nisur një luftë kundër kohës, kështu që detyra e tij është që të gjejë “gjëra të reja” për të mbajtur të fokusuar skuadrën, të mbajë moralin lart dhe gjithashtu të përpiqet të shtojë dozën e konkurrenc­ës brenda grupit, në mënyrë që të gjithë të jenë në dispozicio­n, kur i kërkohet të zbresin në fushë, duke parë se edhe dëmtimet nuk është se kanë ndërmend të reshtin. Prandaj, këtë fundjavë në “Kontinasa”, gjetja e trajnerit ishte një test shpejtësie në grup, pas së cilës janë raportuar edhe numrat e arritur. Nëse të gjithë mendonin se më i shpejti mund të ishte një mes Kiezës apo Di Marias, në fund ata kanë mbetur të zhgënjyer, pasi “Usain Bolti” i Juves është Mois Ken, i cili ka regjistrua­r 34.4 kilometra në orë. Kjo shifër është pak a shumë e njëjta edhe me numrat e sulmuesit të ri në fushën e lojës, ndonëse krahasuar me të kaluarën Ken ka bërë shumë hapa përpara, pasi siç ka nënvizuar edhe ai, Alegri e ka shtyrë që të ulë kilogramët e tepërt dhe rezultati ka qenë brilant. Ndërkohë, lista e më të shpejtëve në Torino vazhdon me Huan Kuadradon, 33.6 kilometra në orë, ndërsa medaljen e bronzit e meritoi Angel di Maria me 33.5 km/h. Ndërkohë, për Kiezën dhe Vlahoviçin vetëm vendi i pestë i ndarë së bashku me 32.4, të lënë pas nga Kostiç me 32.9. Për sa i përket “breshkës” së grupit, këtë “çmim” e meriton Manuel Lokateli me 26.8, ndonëse në rastin e italianit më shumë rëndësi ka shpejtësia e mendjes dhe e leximit të situatave të lojës. Dhe pikërisht kjo është ajo që shpreson Alegri që të rrisë “Loka”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania