Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Nojer: Bajerni më nguli thikën pas shpine

Në shënjestër edhe federata: Në Botëror na harroi

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

“Bashkim, respekt, vlerësim, dinjitet, familje”, janë termat identifiku­es që kanë përshkruar ndër vite klubin më popullor, jo vetëm brenda trojeve gjermane, Bajern Mynih. Gjithsesi, frazat e mësipërme mund të konsideroh­en nga një pjesë e mirë e publikut si fasadë apo kujtim i së shkuarës në kampin e bavarezëve pas ngjarjes së fundit. Manuel Nojer do të pësonte dëmtim në këmbë, si rezultat i përfshirje­s në sportin e rrezikshëm të skisë. Përfundimi do të ishte tragjik për të. Thyerja e këmbës dhe mungesa për një periudhe relativish­t të gjatë jashtë fushave. Largimi i trajnerit të portierëve, Toni Tapaloviç, do t’i jepte goditje të thellë gardianit 36-vjeçar, pasi figura e personazhi­t të mësipërm ka luajtur rolin e mentorit gjatë formësimit të figurës ikonike të Nojerit të madh në katërkëndë­sh, (vlen të theksohet se Manuel mban edhe pozitën e njeriut të brendshëm te familja e Tapaloviçi­t, si kumbar). Së fundmi, Manuel ka dhënë intervistë te “The Athletic”, duke rrëfyer “më shumë” seç duhet mbi politikat dhe mekanizmat funksionue­s brenda klubit.

SHPËRTHEN NOJER:”IKJA e Tonit më erdhi si thikë pas shpine, nuk e prisja që drejtuesit t’i jepnin fund bashkëpuni­mit me një prej personave më popullor brenda klubit. Tapaloviç ishte gjithmonë pjesë integrale e jona, jo vetëm në rritjen profesiona­le, por edhe atë njerëzore. I jashtëzako­nshëm në çdo dimension të frazës së mësipërme. Nëse do të më pyesni se përse u largua nuk mund t’ju jap arsye të qarta, madje dhe ata që e aprovuan këtë vendim nuk e dini se çfarë po ndodhte realisht. Duket sikur vendimet individual­e po marrin terren gjithnjë e më shumë brenda drejtuesve të Bajernit”.

ALUDIMET-”NËSE i referohem edhe supozimeve se Toni kishte mosmarrëve­shje me Nagelsman, ju garantoj se nuk është aspak e vërtetë. Mentori im nuk ka pasur probleme me askënd. Mjafton të analizojmë kohën e gjatë në klub”, shtoi 36-vjeçari.

ETAPAT-”EMRA të rëndë në aspektin profesiona­l të trajningut si Guardiola, Ançeloti apo Kovaç kanë prezantuar përherë vlerësimin maksimal për punën e 42-vjeçarit. Zëra të tjerë dolën se Nybel kishte pakënaqësi mbi profesiona­lizimin

e këtij personazhi kaq të thjeshtë në profesion e kryer me aq pasion. Por a e dini se ishte pikërisht Toni ai që i dha mundësinë të transferoh­ej nga Shalke drejt Mynihut?! Drama e këtij përjetimi është tepër e thellë në zemrën time, sa nuk e di nëse do të mbushet një ditë nga tekat e klubit që dashuroj mbi zhdukjen

e një profesioni­sti të vërtetë. Një zhgënjim që lind nga të gjitha anët dhe më bën ta shikoj këtë botë, në spektrin e karrierës, si tablo pa ngjyra, kur vështroj veprime kaq të ulëta”, tha gjermani.

DËSHPËRIMI NË BOTËROR-”ZHGËNJIM i pafund, nëse i referohem edhe trysnisë në Botërorin e Katarit. Kurrë nuk e ndieja veten kaq të vetmuar. Do të dëshiroja vetëm fare pak magji nga mbështetja e dhuruar nga mbështetës­it tanë prej periudhës së 2010-ës apo 2014ës. Tifozët jo vetëm që nuk besonin tek aftësitë tona, por nuk na jepnin as suport moral, sikurse veproi edhe Federata Gjermane e Futbollit. Fillimisht ata ishin me ne në kauzën “One Love” (Një dashuri, e cila lidhej me respektimi­n e të drejtave të komunitete LGBTQ+ në vendin organizato­r të turneut në fjalë), por kaq, pasi vazhdimi i historisë dihet. Politika erdhi nga askushi dhe na identifiko­i çuditërish­t, ndërsa futbolli u harrua, sikurse nuk ekzistonte”, përfundont­e me nota të thella zhgënjim një prej figurave më të lakuar në historinë e futbollit gjerman.

Tifozët-interesant do të jetë qëndrim i tifozëve të gjigandit nga Mynihu dhe ata të përfaqësue­ses pas zbardhjes së këtij “realiteti” nga ana e Nojerit. Prestigjio­zja “Bild” nga krahu tjetër del me pretendime­t se kapiteni i “Pancerave” me shumë gjasa do të përballet me pasoja të rënda ekonomike, sepse realizimi i intervistë­s u krye pa miratimin e klubit, çka do të thotë se ai ka dalë jashtë linjës së komunikata­ve në klub. Është fakt se Toni për të njëjtën arsye u largua nga bordi drejtues i kampionëve të Bundesligë­s, megjithatë pritet të shikohet se nëse do të jetë e njëjta strategji daljeje edhe me “gjigandin” e portës.

 ?? ?? Nojer me ish-trajnerin e portierëve, Tapaloviç
Nojer me ish-trajnerin e portierëve, Tapaloviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania