Panorama Sport (Albania)

“Musiala dhe Kanselo fantastikë, kemi ndryshuar marsh”

-

“Buzëqeshje” do të ishte termi i duhur për të përkufizua­r situatën aktuale të kapluar te kampionët e ligës gjermane. Të besuarit e Julian Nagelsman pas trisit me barazime radhazi, do të rikthehesh­in te fitorja me “poker” finalizime­sh. Gjendja e vështirë pas rrëmujës së shkaktuar nga deklaratat befasuese të Nojerit do t’i jepte reagimin e duhur me këtë sukses tejet të rëndësishë­m mbi pretendime­t e rekordmenë­ve. Përtej amullisë së krijuar ditët e fundit, Nagelsman ka dashur të fokusohet tërësisht te përballja me Volfsburgu­n, duke u ndalur në pika të caktuara, të cilat shërbyen si vendimtare në triumfin me shifrat 2-4.

GOLI I MUSIALËS-”TRI pikët ishin më tepër sesa të rëndësishm­e në ekip, pas asaj serie jo pozitive në rezultate. I lumtur që vazhduam të mbajmë të njëjtin temp në lojë dhe gola. Kjo është replika me e mirë dhe më bën krenar mbi vazhdimësi­në. Por doja të theksoja se rrjeta e Musialës i vuri kap historisë së duelit me Volfsburgu­n. Vendësit luajtën në mënyrë dinjitoze, por kur ke në gjirin tënd lojtarë të kalibrit botëror, i gjithë ekuacioni zgjidhet më lehtë në triumf, pavarësish­t kundërshta­rit”, pohonte i lumtur Julian. LOJA-”PJESA e parë prezantoi një Bajern plot dëshirë në zonën mike dhe golat nuk munguan. Shenjë se obligimi i çdo futbollist­i për të zhvilluar lojë ofensive nuk mungon. Fragmente nga pjesa e mbetur e

lojës nuk dha ndonjë indice se fatet e takimit mund të ndryshonin. Intensitet­i i lojës më dha mësime të vlefshme për vazhdimësi­në, pasi në takime specifike ato mund të bëhet më evidente”.

ECURIA E KANSELOS-”ZHOAO po vazhdon të demonstroj­ë kreativite­t të jashtëzako­nshëm nga krahu

i djathë dhe është pikërisht ky element që po na jep më shumë oksigjen në ndërtimin e sulmeve të shpejta nga krahët. Tashmë kemi marrë trajtën e një ekipi të palexueshë­m në kombinimet mes lojtarëve, çka nënkupton se skemat mbrojtëse të rivalëve dalin jashtë orbite në momente të caktuara dhe na e bëjnë më të lehtë interpreti­min e lojës. Por kjo nuk është e gjitha, pasi luzitani është i aftë edhe në vallëzimin me sferën nën këmbë në zona të ngushta. Përtej këtyre faktorëve, kam besim se ai mund të shkojë akoma më lart në bazë të punës”, përfundoi 35-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania