Panorama Sport (Albania)

Polemikat, Bajerni replikon me... goleadë

Kampionët e Bundesligë­s rikthehen te suksesi pas 3 barazimeve Bavarezët bindin më në fund dhe zbusin situatën

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Diskutime se Bajer ni kishte humbur busullën mbi bazë të kreativite­tit në zonën mike nuk mund të pijë më ujë edhe nga skeptikët më të mëdhenj, pasi pokeri ndaj Maincit në Kupë u pasua nga e njëjta kuotë rrjetash edhe ndaj Volfsburgu­t, ndonëse nuk e mbajtën dot portën e pastër. Julian Nagelsman do t’i rikthehej modulit “të vjetër” 4-2-3-1, aty ku Tomas Myler do të ishte i vetëm në majë të sulmit, pasi infeksioni “Çupo-moting” e bëri të pamundur prezencën.

NDESHJA: “Tanku” i Mynihut do të niste ofensivën në zonën mike që në momentet e para në fushëbetej­ën e “Volkswagen Arena”. Vetëm 9 minuta do të zgjaste rezistenca e të besuarve të Niko Kovaç, pasi Koman do të godiste saktë në kuadrat si rezulat i një harkimi mashtrues, i cili nuk u devijua nga askush e ku si përfundim u ngjit në rrjetë. 5 minuta më vonë, sërish miqtë do të tregoheshi­n koncizë në katërkëndë­shin e “Ujqërve”, më të njëjtin autor, por me “ndihmës”, fjala është për asistin e Kanselos. Sulmi i ekipit të Nagelsman do të ishte i pamëshirsh­ëm edhe në vazhdim. Minuta e 19të do të koincidont­e edhe më konkretizi­min e tretit në kuadratin e Kastelos. Tomas Myler përveçse do të barazonte rekordin e Gerdit me numrin e 427 prezencave si bavarez në ligën vendase, do ta përmbyllte arritjen në fjalë me gol, çka do t’i jepte akoma më tepër ngjyra intersante kësaj dite të shënuar për të. Nderi i vendasve do të vinte vetëm në minutën e 44t me Kaminskin, ndonëse e zbehtë në krahasim me lojën e tyre. Kartoni i kuq në pjesën e dytë dha idenë se takimi do të ndryshonte udhë, por që mbeti e tillë vetëm në letër, pasi Musiala do të çmontonte Volfsburgu­n deri në ndaljen e sferës në kuadrat. Svanber në të 81-ën minutë do t’i jepte jetë edhe rezultatit final, pavarësish­t se pa efekt në ndryshimin e verdikteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania