Panorama Sport (Albania)

Majorka “merr me shkelma” Realin

Një autogol i Naços në pjesën e parë u mjafton ishullorëv­e për të fituar Vendësit keqtrajtoj­në Viniciusin me 10 faulle: Pyesni gjyqtarin për atë që ndodhi

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit ka rënë në Majorka, saktësisht atje ku pritej, në një ndeshje si të bërë enkas për të nxjerrë në pah virtytet e një skuadre si ajo ishullore. Markimi në çdo cep të fushës dhe trajtimi me të mirë e me të keq që dyshja Raijo-mafeo i kanë bërë Viniciusit ishte shembulli më i mirë se si mund të neutralizo­het një kundërshta­r, qoftë ky dhe Reali i Madridit. Braziliani ka meritën e të rezistuari­t deri në fund për të mbajtur Realin në shina, por për fat të keq, “Los Blancos” nuk kanë mundur të gjejnë formulën e duhur për të fituar në ishull. Madje edhe kur iu dha mundësia në pjesën e dytë, Asensio gaboi nga pika e bardhë. Një humbje që djeg shumë për Realin, duke ia komplikuar edhe më tej garën për titullin. Madje në Spanjë të gjithë kanë nisur të shtrojnë pyetjen nëse Reali është vërtet apo jo në garën për titullin në La Liga me këtë humbje.

NDESHJA – Pa Benzema, pa Militaon, pa Alabanë, pa Mendinë, Reali ka humbur edhe portierin Kurtua pa nisur takimi. Kjo e ka detyruar Ançelotin të modifikojë gjithçka. Por Reali e ka parë veten pas më pak se çerek ore lojë në disavantaz­h. Protagonis­t ka qenë Muriqi. Kosovari nuk shënoi direkt, por një pjesë e golit i shkon atij, pjesën tjetër e bëri Naço, duke e shtyrë topin në rrjetën e tij. Goli i shpejtë e kanalizoi lojën sipas interesit të Majorkës, një skuadër e organizuar, që nuk la hapësira, teksa nuk kurseu asgjë ndaj Viniciusit, të cilët fusha e futbollit

iu kthye si një tokë e minuar. Çdo top ishte si një “Vietnam”, që faulle vetëm në pjesën e parë! veç golit thuajse asgjë në pjesën e parë. Në fakt ngjarje pati shumë, por futboll shumë pak. Ançeloti bëri gjithçka për ta kthyer ndeshjen në pjesën e dytë. Ai

madje spostoi më në qendër Viniciusin për t’i shpëtuar shkelmave të Mafeos. Por siç thotë një shprehje e jona, ai ra nga shiu në breshër, me Raijon që e trajtoi gjithashtu me shumë “dashamirës­i”. Pas një ore lojë Asensio kishte rastin e artë, duke gabuar

nga pika e penalltisë. Deri në fund shumë shkelma e pak lojë, me Majorkën që me meritë mundi Realin.

VINICIUS – Braziliani ishte protagonis­t në Majorka për shkelmat e marrë. Bashkë me to dhe një karton i verdhë, që e pezullon për takimin e

radhës ndaj Elçes. I zhgënjyer nga ajo çfarë ndodhi në Majorka, braziliani ka drejtuar gishtin nga gjyqtarët. “Mos më pyesni mua, por pyesni gjyqtarët për atë që ndodhi. Çfarë prisni të them më shumë”, u ka thënë ai gazetarëve që e kanë pyetur pas ndeshjes.

 ?? ??
 ?? ?? Naço, autogoli i tij vendosi ndeshjen
Naço, autogoli i tij vendosi ndeshjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania