Panorama Sport (Albania)

Hasani: Duam të fitojmë gjithçka

-

Florent Hasani ishte futbollist­i që vulosi fitoren e Tiranës, duke i dhënë 3 pikët, pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas sfidës sulmuesi u shpreh se këtë fitore ia dedikon portierit Visar Bekaj dhe gjithashtu uroi që Redon Xhixha të marrë "Këpucën e Artë" në kampionati­n e Azerbajxha­nit. "Jam i gëzuar së pari për 3 pikët, më pas edhe për golin që shënova me penallti. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, por ne si ekip e dinim rëndësinë e ndeshjes dhe e vlerësuam në maksimum, kjo fitore shkon për Visar Bekajn", tha në fillim sulmuesi bardheblu. Bomberi aktual bardheblu preku edhe objektivin personal që "Skema e sotme (djeshme) nuk na nxjerr problem, e kemi punuar më herët. Përgjoni na befasoi, tani do të ketë më shumë konkurrenc­ë për Visarin. Kam besim se do ta fitoj unë 'Këpucën e Artë' të Superiores, edhe Redon Xhixha më ka dhënë besim, por objektivi im është vetëm të shpallem kampion me Tiranën", është shprehur futbollist­i i Tiranës.

Po cilët janë objektivat e skuadrës dhe të Florent Hasanit për këtë sezon në Superiore. Sipas sulmuesit, objektivi është tripleta e bardhebluv­e dhe personalis­ht "Këpuca e Artë". "Fituam Superkupën, të shpallemi kampion, pse jo edhe Kupën. Na ka marrë shumë malli për Xhixhën, na mungon, ka qenë lojtar i kalibrit të lartë, dhe i uroj shumë suksese në klubin e ri dhe shpresoj që 'Këpucën e Artë' atje ta fitojë ai dhe të bëjë sa më shumë gola. Me premiot jemi shumë mirë, nuk do t'ju jap shumë informacio­ne", u shpreh Hasani gjatë një prononcimi për "Oversport".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania