Panorama Sport (Albania)

“Arratiset” Tirana, fitore kampionësh në Rrogozhinë

- FATMIR EFICA

Dëshira për një fitore ndaj Tiranës tashmë mund të konsideroh­et një "ëndërr e mbetur në sirtar" për ekipin e Egnatias. Edhe dje fituese në sfidën e tretë për këtë sezon falë përvojës së madhe, ishte skuadra kryesuese e Tiranës. Loja në disa momente të saj, por në veçanti fundi i ndeshjes nuk u shpëtuan as edhe situatave të tensionit. Që sigurisht dihet mirë se nuk i bëjnë nder... askujt. Heronjtë janë Florian Përgjoni dhe Florent Hasani. I pari jo vetëm që shënoi gol, por hyri në portë dhe shpëtoi rezultatin në fund të lojës.

NDESHJA - Vetëm 47 sekonda iu deshën Tiranës të gjente golin e avantazhit. Finalizimi në minutën e parë nga Florian Përgjoni me një goditje në gjysmëkthe­së nga 8-9 m larg kuadratit, edhe pse në pozicion të prirët, gjeti në "gjumë" tërë prapavijën e Egnatias. Për disa minuta Tirana mund të shënonte edhe golin e dytë kur pas tri goditjeve të shpejta këndore, në njërën Hasani goditi me kokë dhe topi u përplas në traun e sipërm e del jashtë. Egnatia e rimerr veten dhe në të parin aksion në të 12-ën, pas harkimit të Mustës drejt zonës, topin e zotëroi Fangaj në anën e djathtë të zonës mike. Ai shërben bukur për Duamenën që nxjerr nga talenti i tij një gjuajtje klasi me kthesë në gjysmëlart­ësi dhe e dërgon topin në rrjetën e Bekajt. Barazimi e zbukuron mjaft atmosferën e ndeshjes. Luhet me tendencë të pastër sulmuese nga ekipet për të siguruar edhe gola të tjerë. Tirana ishte pranë golit të dytë me qendërmbro­jtësin Lulaj në të 22-ën, por goditja e tij me kokë ballore nga 6-7 m largësi "qeth" shtyllën e sipërme e del jashtë. Për disa minuta bie disi ritmi dhe rastet thuajse mungojnë krejt.

PJESA E DYTË - Edhe pse rastin e parë të mirë e ka Egnatia në të 51-ën me Duamenën që vonoi në gjuajtje brenda zonës pak prirazi me portën e Bekajt. Tirana rimerr iniciativë­n dhe falë këmbëngulj­es së Florian Përgjonit, që është në një formë të shkëlqyer, fitohet një 11-metërsh, të cilin edhe VAR-I e konfirmon si të rregullt. Nga pika e bardhë godet me shumë saktësi Florent Hasani, duke evituar hedhjen e portierit Sherri. Avantazhi i miqve nga kryeqyteti është më se i merituar. Shifrat 1-2 u duk se krijuan një lloj "euforie" të parakohshm­e te Tirana, ndërsa Egnatia pasi nis serialin e ndërrimeve, duke përfshirë në fushë braziliani­n Santoos Kenio

Xhekson e më pas dhe 4 lojtarët e tjerë, e rrit shpejtësin­ë e lojës po sigurisht edhe kërkesën për të barazuar. Në të 72-ën Xhekson që nga një goditje dënimi pak jashtë zone, edhe pse prirazi me të, e detyron Bekajn të presë me vështirësi tokazi. Pas tre minutash

kundërpërg­jigjet Hasani për miqtë, që në pozicion të vështirë sa nuk shënoi golin e tretë, por Sherri e ndal topin te vija fatale. Pas këtij momenti deri në fund të ndeshjes duke përfshirë edhe shtesën 9-minutëshe dhënë nga arbitri patosarak Yzeiri, është Egnatia që hidhet

e tëra në sulm dhe bën gjithçka për të barazuar. Në 90+5' është sërish Egnatia me Xhekson, që goditi me kokë dhe topi kaloi fare pak mbi traun e sipërm. Bashkë me ikjen e minutave, tek Egnatia u shua edhe shpresa për barazimin. Ndaj në të tilla kushte menjëherë pas fërshëllim­ës

së arbitrit Yzeiraj shpërtheu një tension krejt i panevojshë­m, që dihet se nuk i bën "nder" askujt. Futbollist­ët miq festojnë pranë tifozëve të tyre fitoren dhe iu deshën disa minuta të shkojnë drejt dhomave të zhveshjes, duke u shoqëruar dhe nga forcat e sigurisë.

 ?? ?? Festa e bardhebluv­e pas golit të parë në Rrogozhinë
Festa e bardhebluv­e pas golit të parë në Rrogozhinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania