Panorama Sport (Albania)

Përgjoni “superhero”, Bekaj dëmtohet në ndeshjen e 100-të

- FATMIR EFICA

Panorama Sport" sjell detaje edhe për ato gjëra që nuk u panë në TV nga sfida e djeshme mes Egnatias dhe Tiranës…

-Egnatia e sheh tashmë si "dhelpra me rrushtë" dëshirën e mbetur në një "ëndërr" për të shijuar një fitore ndaj bardhebluv­e të Tiranës. Prej mërzitjes nga humbja edhe dje, disa herë kori i gjerë i tifozëve vendës përdori edhe "ofeza" që e kalonin etikën e "fair play"-it.

-Që në momentin kur skuadrat po kryenin nxehjen u ndez disa herë impianti i vaditjes dhe uji në formën e shihedhësi­t e bëri pak të vështirë mbylljen normale të nxehjes, por vështirësi pati edhe për disa operatorë mediatikë që po kryenin rolin e tyre.

-Afroi 30 tifozë miq nga Tirana, u pozicionua­n në vendin enkas të tribunës së ultrasve. Ata kanë shpërthyer disa herë në ovacione, sidomos në momentet e dy golave, por dhe në fund e zbukuruan së tepërmi atmosferën e fitores së skuadrës së tyre.

-Për shkak edhe të kohës së ftohtë, ndonëse gjatë kohës së lojës ka qenë prezent një diell "i pafuqishëm dimëror", në "Arena Egnatia" nuk ishin më shumë se 270 shikues, edhe pse veçmas Egnatias kureshtje përbënte fakti se luhej kundër kryesuesve të kampionati­t.

-Para dhe gjatë ndeshjes fonia e fuqishme e stadiumit ka pasur në fokus këngët patriotike me motive popullore që

shoqërohes­hin me një të kënduar lehtë dhe nga një pjesë e madhe e tifozëve.

-Duartrokit­je pati nga të pranishmit momenti i zëvendësim­it të dy kavajasve të Tiranës, Ardit Deliu (me origjinë nga Gosa) dhe Regi Lushkjës, sepse të dy këta

lojtarë gëzojnë simpati në radhët e tifozëve rrogozhina­s.

-Shumë ndalesa ka pasur përgjatë lojës për shkak të dëmtimeve të ndryshme që kanë marrë lojtarë të të dy ekipeve. Sportdashë­sit vendës kontestuan hera-herës me thirrje në kor simulimet e tepruara të

bëra nga disa prej futbollist­ëve miq.

-Presidenti Refik Halili ka dashur të sfidojë të ftohtin e djeshëm, teksa mbante veshur një pallto pa kapuç, ndryshe nga homologu i tij Agim Demrozi i Egnatias. Por edhe shumica e tifozëve kishin dje në

kokë kapuçë për t'i shpëtuar të ftohtit dhe erës që frynte pa pushim.

-Një mininxehje ka kryer skuadra e Tiranës para se të niste pjesa e dytë. Gjë që nuk ndodhi me ekipin e Egnatias, i cili u rreshtua menjëherë për fillimin e fraksionit të dytë.

-Një sherr i panevojshë­m plasi pas ndeshjes dhe më shumë protesta drejt arbitrit pati nga ana e disa prej pjesëtarëv­e të stafit të Egnatias duke përfshirë këtu edhe lojtarët e pankinës që u futën të gjithë në fushë. Edhe në hyrje të tunelit. Hidhen shishe në drejtim të gjyqtarëve.

- Tifozët rrogozhina­s mbi makina dhe pallate për të ndjekur sfidën mes Egnatias dhe Tiranës.

- Në minutën e 86-të, dëmtohet portieri Visar Bekaj nga një goditje në kokë. Pas 6 minutash futet portier Florian Përgjoni, pasi skuadra kishte ezauruar mundësitë për të bërë zëvendësim­et. Mbrojtësi i majtë i Tiranës ishte për 9 minuta në portë dhe arriti të evitonte një gol të sigurtë pas goditjes me kokë të Mustës. Si për ironi të fatit, dje portieri kosovar, Bekaj, luante ndeshjen e 100 me fanellën bardheblu, por nuk e mbylli dot prej dëmtimit.

 ?? FOTO: F. HAZSILLARI ?? Visar Bekaj duke dalë i përlotur nga fusha
FOTO: F. HAZSILLARI Visar Bekaj duke dalë i përlotur nga fusha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania