Panorama Sport (Albania)

Ngec autobusi i Laçit, i ftohti “ngujon” tifozët në... kafene

-

"Panorama Sport" ju sjell momentet pikante të ndeshjes Partizani-laçi.

*Një gabim i minutave të fundit në dokumentac­ion ka bërë që afrimi i fundit i merkatos së Partizani, Remzifaik Selmani, ta shohë këtë ndeshje nga tribuna. Ai nuk ishte regjistrua­r dot për këtë sfidë dhe Kolela nuk pati shansin ta aktivizojë. Nga ndeshja e radhës sulmuesi pritet të jetë i gatshëm, pasi është në kushtet e duhura fizike.

*Edhe Saliu Sembene e pa këtë ndeshje nga tribuna, teksa nuk dihet arsyeja, pasi mbrojtësi nuk ka pësuar ndonjë dëmtim së fundmi. Në stol i vetmi qendërmbro­jtës ishte Havales. *Jemi në ditët më të ftohta të vitit dhe kjo ishte arsyeja kryesore përse tifozët ishin me "pikatore" në këtë ndeshje. Në stadiumin e të kuqve nuk ishin më shumë se 400 të pranishëm, teksa pas golit të Shkurtajt nisën të pakësohesh­in.

*Në tribunën VIP të Partizanit ishin ulur edhe gjashtë skautë të ftuar nga klubi i kuq. Të gjithë ata u pajisën me protokolli­n, teksa mbetet të shihet nëse kanë arritur të pikasin ndonjë lojtar. *Për shkak të të ftohtit ata që ishin të pajisur me një biletë në tribunën VIP nuk e panë ndeshjen në ulëset e dedikuara, por në kafenenë e stadiumit.

*Në tribunën e tifozëve të Laçit kishin mbërritur rreth 20 tifozë, që ishin mjaft aktivë dhe në disa momente ishin vetëm thirrjet e tyre që dëgjoheshi­n në stadium.

*Një top shqelmohet nga një prej lojtarëve të Partizanit dhe kalon gjithë rrethimin e stadiumit, për të përfunduar në banesat pranë impiantit. Dhuratë bujare!

*Asistenti i parë i arbitrit Andi Koçi, Delin Kasa, gjykoi dje ndeshjen e parë në Kategorinë Superiore dhe ia doli me sukses, megjithëse nuk pati shumë punë.

*Zyrtari i klubit të Tiranës, njëkohësis­ht ish-sulmuesi i bardhebluv­e, Grent Halili, ishte ditën e djeshme i pranishëm në ambientet e stadiumit për të ndjekur këtë sfidë. Me siguri është larguar i lumtur, pasi tashmë diferenca me të kuqtë shkon në 6 pikë.

*Engjëll Hoti, i zëvendësua­r nga Bruno Telushi në minutën e 76të, duket qartësisht i nervozuar në mimikën e tij, teksa shkon menjëherë në dhomat e zhveshjes, pa u ulur në stol pas daljes nga loja.

*Gentian Selmani tregohet dinak në një moment të lojës. Në një dyluftim me një prej të kuqve, ai largon topin jashtë vijës anësore dhe më pas shtrihet në tokë duke aktruar si i dëmtuar, për t'i hequr mundësinë Hadrojt që të kryejë rivënien në mënyrë të menjëhersh­me dhe të gjejë portën e boshatisur.

*Rruga për në stadiumin e Partizanit nuk është rregulluar, për shkak se në kompleks po punohet ende. Autobusi i Laçit has vështirësi gjatë largimit, për shkak të një pjese të ngushtë të rrugës. Fatmirësis­ht gjithçka zgjidhet shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania