Panorama Sport (Albania)

Partizani në kolaps, Laçi e përmbys dhe sheh Europën

- DENIS LALA

Partizani kapitullon për të pestën herë radhazi dhe cenon seriozisht objektivin për të arritur te titulli kampion. Të kuqtë u mposhtën me shifrat 1-2 me përmbysje nga Laçi në stadiumin e kuq, në një ndeshje ku u vu sërish në pah mungesa e cilësisë dhe brishtësia e një skuadre, së cilës i janë larguar tre titullarë në janar. Të kuqtë kaluan fillimisht në avantazh me një supergol të Da Silvas, por më pas rrjetat e Turkajt dhe Shkurtajt përmbysën gjithçka.

PJESA E PARË - Laçi e nis mjaft mirë ndeshjen, duke rrezikuar portën e kuqe që në minutën e tretë me një goditje të Spahiut, e cila gjen përgjigjen e Hoxhës. Pak çaste më pas vendësit kanë një rast shumë të mirë me Mensah, i cili del përballë Selmanit, por bllokohet mjeshtëris­ht nga portieri. Për disa minuta ndeshja merr doza barazie, teksa gjithçka ndizet në të 21-ën, kur Hadroj bën heroin për të kuqtë. Pas një kundërsulm­i të shpejtë, Shkurtaj del i vetëm para portës dhe gjuan duke mposhtur Hoxhën, por është pukjani, që vjen me shpejtësi dhe largon sferën para se topi të kalojë vijën fatale. Dy minuta më pas, Cara shfaqet nga ana tjetër në krahun e djathtë dhe pas një depërtimi të tij tenton në pozicion të prirët, por diagonalja e kavajasit kalon mbi traversë. Në minutën e 28-të vjen edhe goli i parë i kësaj ndeshjeje. Është braziliani Da Silva, i cili rregullon topin dhe gjen një mundësi për të tentuar portën. E bën nga një distancë prej pak më shumë se 20 metrash dhe me një goditje "të hidhur", mposht Selmanin, i cili e prek sferën, por nuk arrin ta devijojë jashtë. Pas golit, Partizani kthehet pas për disa minuta, duke tentuar të administro­jë minutat e mbetura të pjesës së parë dhe më pas për të parë se çfarë mund të bëjë në të dytën. Gjithsesi, kjo tërheqje rezulton fatale për ta. Është Rudolf Turkaj, i cili u aktivizua në vend të Dukës së dëmtuar, që shkund rrjetën në sekondat e fundit të shtesës. Ai gjendet i harruar në zonë në zhvillimet e një faulli pranë këndores dhe devijon si duhet topin në rrjetën e Hoxhës, pa presionin e askujt. Menjëherë më pas arbitri sinjalizon fundin e kësaj pjese.

PJESA E DYTË - Ndryshe nga çfarë pritej, Partizani pëson një ulje ritmi dhe Laçi administro­n gjithçka siç duhet. Një rast për t'u shënuar është ai i minutës së 48-të, kur Mensah ka një shans të mirë, por "flak" topin mbi traversë. Në të 66-ën Laçi

ndërton një aksion të rrufeshëm, me Bajramajn, i cili jep një pasim perfekt për Shkurtajn. Vlonjati finalizon me ftohtësinë e një "vrasësi zone" dhe përmbys shifrat në 1-2. Në minutat e mbetura, miqtë i lënë topin në këmbë të kuqve, por pa rrezikuar aspak

portën e Selmanit. Të kuqtë, pavarësish­t manovrave me zëvendësim­et, duken të pafuqishëm për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje, teksa në fund duhet të pajtohen me një tjetër humbje të dhimbshme. Nga ana tjetër, Laçi merr përkohësis­ht vendin e tretë në renditje.

 ?? FOTOT: F. HAZISLLARI ?? Lojtarët e Laçit duke festuar fitoren në stadiumin e Partizanit
FOTOT: F. HAZISLLARI Lojtarët e Laçit duke festuar fitoren në stadiumin e Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania