Panorama Sport (Albania)

Kolela dorëzohet për titullin, tani rrezikon shkarkimin

- DENIS LALA

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ishte tejet i zhgënjyer pas ndeshjes së humbur dje me Laçin. Në deklaratën për mediat pas sfidës, ai pranon se skuadra e tij nuk është në lartësinë për të fituar titullin. 56-vjeçari shprehet se tashmë Partizani nuk është ai i periudhës para janarit dhe kjo ndikon. Italiani i ka koduar herë pas here deklaratat e tij dhe ndoshta nuk bën përjashtim as kjo e fundit. Fakt është që ai po përjeton ditët më të vështira në krye të "demave".

Një paraqitje relativish­t e mirë, por në fund një rezultat negativ. Çfarë mungoi në këtë ndeshje?

Mendoj se paraqitja ka qenë mjaftueshë­m. Duhet të shtoj se kur ne bëjmë paraqitje të mira në dy ndeshje radhazi dhe në fund marrin vetëm një pikë, është e sigurt se diçka nuk shkon.

Çfarë nuk shkon saktësisht?

Është e thjeshtë. Nuk jemi skuadra që ishim më parë dhe nuk mund ta fitojmë kampionati­n. Nuk mund të dalë e para një skuadër, që në 5 ndeshje, grumbullon 2 pikë.

Jeni i zhgënjyer nga largimet me peshë dhe afrimet, që ende nuk janë "ndezur"?

Nuk është kaq i thjeshtë ky diskutim. Kanë ardhur lojtarë mjaft të mirë, por nuk janë gati për momentin për shkak të problemati­kave të ndryshme. Nuk janë 100% fizikisht, ky është realiteti. E përsëris, momentalis­ht, duke parë që jemi 6 pikë larg Tiranës, mendoj se kjo skuadër nuk mund ta fitojë kampionati­n.

Ky ngërç është mungesë cilësie apo problem psikologji­k?

Mendoj se më shumë është çështje përgjegjës­ie, duke ditur

se skuadra duhet të mbajë përgjegjës­i dhe nëse nuk ndodh kjo, e kemi të pamundur që të fitojmë kampionati­n.

U duk sikur hyrja e Turkajt e kapi në befasi Partizanin te goli i parë. Ku u gabua në atë moment?

Një skuadër që vihet në vështirësi nga aktivizimi i një lojtari të skuadrës kundërshta­re, do të thotë se nuk është një skuadër e aftë për të fituar titullin.

“LËKUNDET” STOLI Pas disfatës në ndeshjen e djeshme, stoli i Xhovani Kolelës ka pësuar një lëkundje të madhe. Ndaj Laçit ishte

ndeshja e pestë radhazi që të kuqtë nuk arrijnë të shkojnë te fitorja dhe gazeta mëson se kjo situatë ka krijuar mendime "të mjegullta" të presidenti­t Demi në lidhje me të ardhmen e trajnerit italian. Mbrëmë pas ndeshjes nuk ka pasur asnjë vendim nga ana e drejtuesve për fatin e Kolelës, por e sotmja do të jetë vendimtare. Burime për "Panorama Sport" kanë bërë me dije se Laçi ka qenë prova e fundit për italianin, por gjithçka mbetet për t'u verifikuar. Në orët në vijim drejtuesit pritet të kenë një takim, ku do të vendoset edhe e ardhmja e Kolelës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania