Panorama Sport (Albania)

Selmani: Në Shqipëri, vetëm për Laçin

-

Portieri Gentjan Selmani ka shënuar rikthimin e tij me fanellën e Laçit në mbrëmjen e djeshme ndaj Partizanit, ku kurbinasit arritën të marrin një fitore me shumë vlera me shifrat 1-2. Pas ndeshjes, gardiani foli për mediat, ku tregoi prapaskena­t e kthimit në klubin ku u rrit dhe foli edhe për ndeshjen, si dhe momentin e golit të pësuar.

Riktheheni te Laçi me një fitore. Sa ju gëzon kjo?

Jam shumë i kënaqur, pasi bëmë një ndeshje të mirë ndaj një kundërshta­ri, që lufton për të fituar titullin kampion. Ishte e luftuar dhe shokët treguan të gjithë karakter me atë përmbysje. Mendoj se e merituam tërësisht këtë fitore.

Çfarë ju bindi të firmosnit sërish me Laçin?

Ishte një situatë jo e mirë në këtë sezon në Turqi, në klubin ku unë luaja dhe vendosa të rikthehem në Shqipëri. Ndoshta duket si hap mbrapa kjo lëvizje, por unë mendoj si trampolinë, sepse kam vendosur të rikthehem të luaj rregullish­t, të fitoj minuta. Jam rritur te Laçi dhe mendoj se pavarësish­t propozimev­e të tjera në Shqipëri, nuk mund të luaja me skuadër tjetër. Presidenti Laska u tregua i hapur për rikthimin dhe e falënderoj.

Ju duk sikur mund të bënit pak më shumë te goli i Da Silvas?

Mendoj se është edhe gabimi im. Unë duke ditur kualitetin që kam, duhet ta kisha kapur atë top, pavarësish­t shkallës së vështirësi­së. Por sfera sikur mori një trajektore të çuditshme dhe gjithashtu ndriçimi i stadiumit nuk ofronte shikimin maksimal në këtë ndeshje. Mund të kisha bërë më shumë, duket ta kisha kapur edhe atë top, por duhet të punoj dhe të mësohem edhe me këto gjëra.

E shpresoni një ftesë në Kombëtare?

Jemi grup i mirë portierësh te Kombëtarja. Ka kohë për këtë, e rëndësishm­e është të vazhdoj të tregoj veten.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania