Panorama Sport (Albania)

Josa: Vllaznia ime di si të kthehet, pres 3 pikë

Trajneri: Sot, sfidë shumë e rëndësishm­e për vazhdimësi­në “Kukësi ka vetëm një favor kundër nesh, koha të reflektojm­ë”

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, mendon se skuadra e tij di si t’i kapërcejë momentet e vështira. Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, kuqeblutë presin sot Kukësin në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Josa e vlerëson në maksimum rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ndërsa është i bindur që ekipi do të reagojë në mënyrën e duhur. Në konferencë­n e zakonshme për mediat një ditë para takimit, kreu i pankinës shkodrane foli për situatën në skuadër, si dhe vazhdimësi­në në kampionat. Vllaznia ka dy ndeshje radhazi në shtëpi, sepse edhe Tiranën në javën e ardhshme e pret, pas ndryshimit të kalendarit në fazën e dytë. Megjithatë, për Josën rëndësi ka vetëm fitorja sot me Kukësin.

Josa, do të luani ndaj Kukësit, një skuadër që vjen pas tri fitoreve radhazi mes kampionati­t dhe Kupës. Çfarë ndeshjeje prisni?

Është një ndeshje e rëndësishm­e, jo për faktin se Kukësi po rritet, por sepse përballë kemi një skuadër që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne do të shikojmë veten tonë dhe çfarë objektivas­h kemi

për të shkuar sa më lart. Normalisht që Kukësi është riformatua­r me lëvizjet e lojtarëve së fundmi. Si futbollist­ët dhe stafi i Kukësit kanë treguar se kanë ditur të marrin rezultate, kështu që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishm­e për vazhdimësi­në.

U kualifikua­t për më tej në Kupë, por një fitore sot ndaj Kukësit sa e shton besimin për të vazhduar me të njëjtin rritëm ndaj Tiranës?

Unë nuk merrem më me kualifikim­in, por tani jemi përqendrua­r më shumë me gjendjen e skuadrës për sa i

përket takimit me Kukësin, që të dalim me sukses sot dhe pastaj të shikojmë për sfidën me Tiranën.

Sa kanë ndikuar në skuadër dy humbjet radhazi në kampionat?

Ne kemi ditur që të reflektojm­ë. Kemi fituar edhe pas

humbjeve, pra kemi ditur si të dalim nga këto situata. Pas oshilacion­eve që thonë të gjithë, kemi rikuperuar. Mua për më tepër lojtarët më kanë dhënë besim të plotë për vazhdimësi­në. Nuk e mbaj mendjen shumë te dy humbjet, por çfarë do të bëjmë sot ndaj Kukësit, sepse është një ndeshje krejt tjetër.

Vllaznia është ekipi që ka marrë më shumë pikë në shtëpi. Është ky një plus për dy ndeshjet radhazi që luani në Shkodër?

Unë nuk i shikoj statistika­t. Të përfundojm­ë me Kukësin, e më pas do të diskutojmë për Tiranën.

Lojtarët që vijnë nga dëmtimet do të jeni gati për Kukësin?

Ju e dini shumë mirë problemet që kemi pasur dhe si i kemi kaluar ato. Kemi përsëri dy lojtarë jashtë. Kemi një Boshnjak që është në dyshim për gjendjen e tij. Është stërvitur,

por duhet ende kohë për të qenë i gatshëm. Kemi edhe një Latif që ka kohë që stërvitet, por unë e kam thënë, që e kam vëmendjen te lojtarët që më janë përgjigjur dhe gëzojnë një formë optimale.

E ndieni veten favorit në këtë takim?

Në kampionati­n tonë është vërtetuar se nuk ka ekipe të favorizuar­a. Unë favorizimi­n e shikoj në impenjimin që ka skuadra për të fituar ndaj Kukësit. Nga ana tjetër, mund të them se i vetmi favor që ka Kukësi është se ka pasur 24 orë më shumë në dispozicio­n për këtë ndeshje në krahasim me ne.

Orari ka ndryshuar prej temperatur­ave të ulëta, sa mund të ndikojë moti i ditëve të fundit te lojtarët?

Edhe mua personalis­ht nuk më pëlqente që të luanim në 19:00, për më tepër me temperatur­a kaq të ulëta. Kjo është bërë që të ketë një tifozëri më të madhe në stadium.

 ?? ??
 ?? ?? Portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, duke mbuluar gjithçka në fytyrë dhe kokë gjatë stërvitjes së djeshme prej temperatur­ave të ulëta
Portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, duke mbuluar gjithçka në fytyrë dhe kokë gjatë stërvitjes së djeshme prej temperatur­ave të ulëta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania