Panorama Sport (Albania)

Bylisi i karikuar, Ruçi: Shfrytëzoj­më momentin e mirë

Mesfushori: Nuk dalim pa pikë nga Durrësi

- ERJON SALIU

Dy fitore radhazi në kampionat kanë rikthyer qetësinë te Bylisi, që sot në Durrës do të kërkojë një tjetër trepikësh. Trajneri Naxhi Shensoi duhet të bëjë ndryshime të detyruara në formacion, pasi mungojnë për shkak kartonësh qendërmbro­jtësi Aleksandar Damçevski dhe mesfushori Xhoel Maçolli. Megjithatë, për një prej lojtarëve të spikatur, Flamur Ruçi, ballshiotë­t do të shkojnë në Durrës me synimin për të marrë maksimumin. Në bisedën për “Panorama Sport”, mesfushori beratas theksoi se ekipi po kalon një formë të mirë dhe nuk do të zhgënjejë as ndaj Teutës. “Luajmë një ndeshje delikate, Teuta dihet që është ekip me traditë dhe ka cilësi. Jemi në një moment të mirë dhe kemi një ecuri pozitive në kampionat. Tashmë në Durrës ne duhet që të bëjmë më të mirën tonë. Nuk duhet që të bëjmë hapa false, por javë pas jave të fitojmë sa më shumë siguri për mbijetesën. Do të luajmë të mobilizuar dhe të vazhdojmë atë ecuri pozitive që kemi pasur së fundmi. Jemi në një moment kulminant të garës, pasi çdo ekip tashmë luan me llogari. Ne duhet që të bëjmë më të mirën tonë, jo vetëm në takimet në shtëpi, por edhe në ato në transfertë. Të grumbulloj­më sa më shumë pikë për të qenë sa më larg zonës së ftohtë. Mendoj se kemi kapacitete­t e duhura për të bërë mirë. Në skuadër është rritur cilësia dhe do të bëjmë më të mirën, në mënyrë që të shpëtojmë sezonin, duke nisur që nga ndeshja e sotme në Durrës”, ka deklaruar dje Ruçi.

SITUATA - Trajneri Shensoi ka disa dilema, kjo edhe për faktin se përveç mungesave për shkak kartonësh të Damçevskit dhe Adilit, me probleme fizike është mbrojtësi i majtë, Zguro. Duke nisur që nga Teqja në portë, mbrojtja do të ketë për herë të parë si titullar në kampionat Mevlan Adilin, i cili luajti nga minuta e parë edhe në Shkodër. Dyshimet më të mëdha janë në mesfushë, aty ku Eskuerdinj­a dhe Qoshku luajnë për një vend, ndërsa Lorran dhe Ruçi duket se e kanë vendin të sigurt. Nëse Zguro nuk riaftësohe­t, gjasat janë që në krahun e majtë të luajë Muçollari, por nuk përjashtoh­et mundësia edhe e Lorran, i cili në shumicën e sezonit ka qenë në këtë pozicion.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania