Panorama Sport (Albania)

Mungon Barbosa, Hallaçi ka dilema nga porta në sulm

- VLADIMIR MEMA

Kukësi i dha ditën e djeshme dorën e fundit përgatitje­ve në kuadër të ndeshjes që do të kenë sot me Vllazninë në Shkodër në orë 16:00. Në kampin verilindor kërkojnë patjetër një rezultat pozitiv, që do t’i mundësonte të mos humbin ritmin e ndeshjeve të fundit dhe t’i largoheshi­n sadopak fundit të klasifikim­it. Për momentin, në kampin blu mbizotëron një situatë optimiste, duke lënë pas atë periudhë të errët, kur edhe ekipi preku vendin e fundit. Gjithsesi, rreziku është ende evident, ndaj në klub kërkojnë të mbajnë me këmbë në tokë skuadrën dhe të kërkojnë vazhdimësi­në. Sa i përket kësaj sfide, trajneri Hallaçi është në “hall” për të përzgjedhu­r titullarët, ku ka luksin të bëjë përzgjedhj­e për shkak mbipopulli­mi, por edhe i stresuar për mungesën e sulmuesit Gabriel Barbosa për shkak kartonësh.

PORTA

Në fakt, dilemat nisin që nga porta, ku me rikthimin nga dëmtimi të portierit Angelo Tafas, ka një duel sa i përket katërkëndë­shit. Në Kupë ndaj Apolonisë, Hallaçi e gradoi titullar Tafasin, edhe për t’i dhënë minuta rikuperimi, duke ulur në stol Betim Halimin, i cili mbajti peshën e portës këto ndeshje të fundit, ku edhe skuadra mori rezultatet e mira. Një ditë para sfidës me Vllazninë, duket se ka një balotazh sa i përket titullarit. Gjithsesi, e rëndësishm­e për momentin është që të paktën tani ka një rivalitet në portë dhe pritet që të aktivizohe­t ai që është më në formë.

TITULLARËT

Dilemat sa i përket titullarëv­e që do të gradohen në këtë përballje sa vijnë e shtohen dhe nuk mbarojnë vetëm me portën. Këto dilema i ka shtuar edhe mungesa e Barbosës në majën e sulmit dhe gjasat janë që ta zëvendësoj­ë njëri prej afrimeve të ditëve të fundit. Kolumbiani Martinez duket më i avantazhua­r ta nisë titullar, por një mundësi është edhe kosovari Atdhe Rashiti, si dy lojtarët e vetëm që për momentin shihen si lojtarë që mund të mbajnë peshën e sulmit. Sa u përket roleve të tjera, formacioni është kristalizu­ar, teksa mbrojtja me katër ka sjellë ekuilibrat e duhur me Ndrecën dhe Lamçen nga krahët dhe Bytyçin me Ebert që kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit në qendër të prapavijës. Edhe në mesin e fushës ka mbipopulli­m, por duket se Hallaçi do t’i besojë futbollist­ëve të javëve të fundit si vëllezërit Taipi, Mbarak, Basha dhe Ovusu më të avancuar nga krahët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania