Panorama Sport (Albania)

Hakaj: Vllaznia, për të dy trofetë

Mbrojtësi i majtë: Kemi bërë disa gabime të pafalshme, por nuk përsëriten më “Jemi gati për të mundur Kukësin, prisni një skuadër më të fortë në vazhdimësi­në e sezonit”

- ADMIR URUÇI

Mbrojtësi i majtë i Vllaznisë, Esin Hakaj, doli në konferencë­n për mediat në krah të trajnerit Mirel Josa, teksa komentoi ndeshjen e sotme ndaj Kukësit, por jo vetëm. Ai ka besim se skuadra shkodrane do të luftojë fort në të dyja frontet për ta mbyllur me trofe.

Esin, po kaloni një formë të mirë. Është ku kulmi juaj te Vllazna, pasi morët edhe ftesë nga ekipi kombëtar vitin e kaluar?

Thirrja në Kombëtare ishte diçka shumë pozitive për karrierën time. Po ashtu edhe te Vllaznia kërkoj nga vetja që në çdo takim të jap më të mirën. Shpresoj që të vazhdojë kështu deri në fund.

Jeni shpallur edhe në formacioni­n

e vitit në ceremoninë e organizuar nga FSHFJA. Është kjo një shtysë për të ardhmen tuaj?

Kam dhënë më të mirën dhe shpresoj që të jap edhe në këtë vit shumë më tepër. Nëse bëj mirë te Vllaznia, do ta kem më të lehtë , jo vetëm për Kombëtaren, por edhe transferim­in në një kampionat më të fortë.

Po e ndihmoni skuadrën shumë edhe në fazën sulmuese. Mund të kemi ndonjë surprizë të bukur përballë Kukësit?

Do të jetë diçka shumë e mirë, por do të jem shumë më i kënaqur që të arrihet fitorja në këtë takim, pasi se kush shënon, ka pak rëndësi për mua. Nëse arrij të bëj gol, do të jetë diçka edhe më bukur për mua në aspektin personal, por siç e thashë, sot vlejnë tri pikët.

Si e shikoni kundërshta­rin e radhës, që ka një rritje të dukshme me trajnerin Hallaçi?

Në Shqipëri nuk është se ka një ekip të fortë dhe të dobët. Nuk duhet që të marrim asnjë ekip të lehtë, por të shtrëngohe­mi shumë më shumë për të bërë më të mirën dhe për të marrë tri pikët.

Si është situata në repartin e mbrojtjes, mendoni se keni pësuar më shumë gola

se duhet?

Janë disa gabime që kemi bërë në repartin e mbrojtjes dhe nuk na falen asnjë prej nesh që luajmë aty. Por, shpresoj që Vllaznia sa vjen dhe po korrigjohe­t dhe nuk do të bëjmë më ato gabime.

Do të vijojë Vllaznia që të jetë e fortë në ndeshjet që luan në Shkodër?

Besoj se po. Ne do të jemi të fortë, si në fushën tonë dhe jashtë saj. Jam i bindur që do të vazhdojmë të jemi shumë të fortë në fushën tonë.

Vllaznia në kampionat apo Kupë, ku janë shanset për të marrë trofe më shumë?

Besoj se i kemi forcat për të qenë të fortë në të dy trofetë. I kemi mundësitë dhe lojtarët e duhur për të pretenduar si titullin, ashtu edhe Kupën e Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania