Panorama Sport (Albania)

Barazim në të 97-ën, Korabi tërbon Apoloninë

Dibranët nxjerrin videon kur Kokëdhima del nga dhoma e arbitrave

- HILMI SALIU

Korabi tërbon Apol oninë në të 97-ën. Kur mendonin se e kishin fituar ndeshjen, erdhi barazimi përtej shtesës. Dy pikë të lëna “in extremis”, kanë sjellë revoltën e fierakëve ndaj gjyqtarëve. Jo vetëm që i kanë rrethuar në fushë, por e kanë vijuar edhe në ambientet e brendshme të stadiumit. Dibranët pretendojn­ë se kanë prova që presidenti i bardhejesh­ilëve u ka bërë presion. Ata kanë regjistrua­r Koço Kokëdhimën teksa largohej nga dhoma e gjyqtarëve, gjë që normalisht nuk duhet të ndodhë, në momente shumë të tensionuar­a. Me këtë rezultat janë miqtë që kënaqen, pasi mbeten ende në garë për ngjitjen. Ndërsa vendësit janë të 9-it, në zonën e rënien për Kategorinë e Dytë.

PJESA E PARË - Takimi ka nisur vrullshëm, me fierakët, të cilët kanë marrë frenat e lojës. Ka rastet e veta edhe Korabi, e megjithatë goli nuk duket. Në minutën e 26-të, miqtë pretendojn­ë penallti. Pas një dyluftimi trup më trup me Repajn, është Keko që rrëzohet brenda zonës. E megjithatë, kryesori nuk është i këtij mendimi. Pas 8 minutash, është radha e Apolonisë që të kërkojë 11metërsh. Dragoj mban nga fanella Antonin, por Erjon Bastari i bën shenjë të çohet. E gjithë pankina vendëse proteston ashpër për këtë rast, por asgjë nuk ndryshon deri në fundin e pjesës së parë.

PJESA E DYTË - Fierakët kthehen edhe më kërkues nga pushimi. Duan me çdo kusht golin dhe rastet nuk mungojnë. Në të 52-ën është Asllanaj që tenton kuadratin nga rreth 25 metra, por has devijimin e Lalës. Nga këndi për pak sa nuk vjen avantazhi, sidoqoftë mendoi Mehidri të bllokonte Repajn. Në të 60-ën provon edhe Antoni, por është pa fat. Topi përfundon në shtyllë e më pas del jashtë. Përpjekjet gjejnë rezultat në të 78-ën, kur Hebeja fiton një goditje këndi dhe po vetë e ekzekuton. Harkon mjeshtëris­ht në shtyllën e dytë dhe gjen shtatlarti­n Ndubuisi, i cili zhytet me kokë dhe shënon për 1-0. Pas pësimit të golit, dibranët “zgjohen” dhe dukshëm fitojnë terren. Deri në mbyllje të kohës së rregullt nuk barazojnë dot, por përtej shtesës ia dalin. U dhanë 5 minuta ekstra, por në të 97-ën i ndëshkojnë me një goditje këndi. Dragoj kombinohet me Mziun, që harkon në zonë. Mbrojtja nuk e largon topin siç duhet dhe aty përfiton Lila, që gjuan fort me të djathtën dhe e çon në rrjetë. Një pikë e artë për Korabin, i marrë me zemër në dorë.

 ?? ?? Presidenti Koço Kokëdhima duke dalë nga dhoma e arbitrave pas ndeshjes
Presidenti Koço Kokëdhima duke dalë nga dhoma e arbitrave pas ndeshjes
 ?? ?? Çast nga ndeshja e luajtur në Fier
Çast nga ndeshja e luajtur në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania