Panorama Sport (Albania)

Hepaj: Gol i paharruesh­ëm, na largoi makthi që na kishte zënë

- PRENG GJIKOLA

Makthi mori fund për Besëlidhje­n. Pas 113 ditësh gjetën rrugën e kthesës dhe iu larguan vendit të fundit. Pavarësish­t se ende noton në ujërat e turbullta të rënies, të paktën janë më të qetë. Fitorja e tretë sezonale erdhi një javë pasi Artan Bano mori “timonin”. Merita ka pa diskutim trajneri, por mbi të gjitha mesfushori Samet Hepaj. Me atë gol në të 14-ën minutë i dha shpresë ekipit. Shkodrani është i lumtur për këtë trepikësh, por tani kërkon mobilizim. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai kujton se asgjë nuk ka mbaruar. “Pas një periudhe të gjatë stresi, u kthyem. Fitorja ndaj Turbinës ishte përtej trepikëshi­t. Kishim gati 4 muaj që nuk e shijonim. Tani e tutje, harrojeni që të ndalemi më. Jemi futur tashmë në korsinë e normalitet­it. Unë e njoh shumë mirë Besëlidhje­n,

sepse ky është sezoni im i shtatë që mbroj ngjyrat e saj, me një shkëputje njëvjeçare. Kam përjetuar edhe situata të tilla, por ne kemi ditur t’i përballojm­ë me sukses. Nuk ishte e lehtë si ndeshje dhe më duhet ta pranoj këtë, pavarësish­t se zhvillohej në stadiumin tonë. Edhe kundërshta­ri kishte të njëjtin hall si ne, ndaj do të bënin çmos për të marrë barazimin dhe luftuam fort për t’ia dalë. Goli erdhi herët dhe kjo ishte edhe strategjia jonë, ta lodhnim psikologji­kisht kundërshta­rin. Kjo funksionoi dhe jam i lumtur që rasti i krijuar para portës cërrikase më takoi mua ta finalizoja. Ky gol do të mbetet gjatë në kujtesën time, pasi jo vetëm që shtoi në fondin tonë tri pikë të arta, por më kryesorja, na nxori edhe nga makthi psikologji­k që kishte mbështjell­ë prej tetorit. Tani kam besim të plotë se ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur në ekip po fillojnë të ndryshojnë gjendjen. Tani të gjitha energjitë do t’i fokusojmë te transferta e radhës ndaj Besës. Do të luftojmë fort për vazhdimësi­në. Një gjë është e qartë, se Besëlidhja nuk e mendon disfatën e rënies. Ne duam të mbetemi ekipi kërcënues i kreut”, përfundoi mesfushori 28-vjeçar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania