Panorama Sport (Albania)

Perja: Besa nuk u favorizuar aspak, habitem me ankesat e Arbërit

-

Besa ka zhvilluar një nga ndeshjet e saj më të bukura ndaj Tomorit në transfertë, por nuk e mbrojti dot fitoren kur kishin mbetur edhe 8 minuta. Për kapitenin Skerdian Perja, kavajasit lanë 2 pikë në Berat dhe goli i tretë i vendësve ishte fatal. Për sa i përket kontestime­ve të trajnerit beratas Arbëri, Perja çuditet, sepse pas ndeshjes të dy stafet ku prezent ishte edhe Arbëri, qëndruan e biseduan si miq të ngushtë.

Perja, e meritoi Besa barazimin apo meritonit më shumë në Berat?

Së pari, më lejoni të them se ishte ndër ndeshjet më të bukura të këtij kampionati. Jo vetëm se si rrallëherë u shënuan jo pak, por 6 gola, por edhe se Besa arriti të superonte dy herë disavatazh­in, madje duke udhëhequr 3-2. Duke u kthyer te ndeshja e them me bindje, se Besa meritoi më shumë, pasi luanim jashtë, shënuam 3 herë dhe goli i tretë i Tomorit ishte vërtet një aksident që s’kishte lidhje me ndonjë aksion apo goditje.

çfarë

Po për ndeshjen mendoni?

Një ndeshje mjaft e luftuar nga minuta e parë deri në të

fundit. Një sfidë burrash e vërtetë, ku si Tomori ashtu edhe ne luajtëm me dëshirë, sakrifikua­m dhe për mua përjashto ndonjë moment sporadik, takimi ishte “fair play” mes lojtarëve. Gjykoj se bëmë shumë mirë në të gjitha drejtimet dhe të tre

repartet luajtën me shpirt, qartë dhe ishim efikasë. Nëse do të tregojmë këtë grintë në të gjitha ndeshjet, besoj se me kualitetet që kemi në ekip nuk duhet të lemë pikë siç na ka ndodhur.

Ndërkohë që trajneri vendës, Arbëri, pati shumë ankesa dhe akuzoi gjykimin në favor të Besës.

Vërtet më habiti deklarata e tij, pasi sikurse mësova pas ndeshjes të dy stafet tona qëndruan, biseduan si dy stafe mike, ku natyrisht aty ishte edhe Arbëri. Besoj se ka qenë një deklaratë emocionale e çastit. Mes dy stafeve dhe presidenca­ve, Kavaja e Tomori, kaq vite që unë luaj, janë miq në fushë e jashtë saj. Në Peqin barazuam 0-0 dhe u ndamë si miq. Besa nuk u favorizua aspak, madje unë u fyeva në kor 45 minuta dhe gjyqtari duhet ta kishte ndërprerë

ndeshjen sipas rregullore­s. Mbrojtësi Shaqe, që kishte një të verdhë, u fal në kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari në mesin e pjesës së dytë. Për mua ka qenë një lojë e fortë, brenda normave dhe ka pasur një gjykim korrekt. Natyrisht që mirëkuptoh­en gabime të vogla njerëzore, jo përcaktues­e dhe jo të qëllimshme të gjyqtarëve

Mendoni se tani Besa ka gjetur formën e duhur?

Jam plotësisht i bindur, pasi sikurse e patë, sulmuesit shënuan të gjithë. Prapavija është stabilizua­r me disa lëvizje dhe mesfusha gjithashtu ndihmon mjaft si në lojën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Tani na kërkohet vetëm të shohim përpara dhe të mendojmë të mos bëjmë asnjë hap fals, duke nisur nga sfida me Besëlidhje­n, që e presim këtë fundjavë.

 ?? ?? Skerdian Perja, kapiteni i kavajasve
Skerdian Perja, kapiteni i kavajasve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania