Panorama Sport (Albania)

Nga Superiorja te Reali, Uzuni: Gati për La Ligën

“Jam i dashuruar, në dasmë do t’i ftoj të gjithë shokët”

-

Sulmuesi beratas, Myr to Uzuni, që luan për Granadën, ka dhënë një intervistë për emisionin sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai ka folur për golat e shënuar, ofertat, trajnerin Silvinjo, “Euro 2024” dhe ndjesinë e të luajturit kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. “Çdo gjë shkon shumë mirë, kam shënuar në ndeshjet e fundit. Kjo vjen pas një pune të lodhshme, çelësi i vetëm është besimi në vete dhe në forcën e vetes. Jam shumë i lumtur për veten time pasi është një arritje e madhe, unë besoj dhe gjithmonë kërkoj më të mirën. Asgjë nuk vjen falas në këtë jetë”.

SPANJA- Uzuni komenton edhe mbërritjen në Spanjë dhe mbushjen e një viti në këtë kampionat: “Kam mbushur një vit këtu dhe jam shumë i lumtur, erdha për një hap më të madh, jam gati për të luajtur në La Liga. Përshtatja ishte pak e vështirë, pasi në fillim një trajner më vendoste afër mbrojtjes si mesfushor krahu. Kur ramë nga La Liga dhe fola me drejtuesit që të dija se çfarë prisja, dhe këtë vit më është thënë që do të ngjitemi në La Liga dhe ky është objektivi i klubit. Kam pasur shumë oferta, por kam qenë i fokusuar këtu dhe që të shënoj sa më shumë gola.

KOMBËTARJA- Ai është një nga lojtarët më në formë dhe patjetër do të jetë nga kryesorët në listën e Silvinjos. Ja çfarë thotë Uzuni për ekipin kombëtar: “Kemi vazhdimish­t kontakte nga stafi i trajnerit të ri, dhe nesër (sot) kam një videocall me trajnerin Silvinjo. Disa shokë më thonë u lodhëm duke të uruar për golat. Është arritje të kemi një person si Silvinjo në krye të pankinës. Do të bëjmë maksimumin për të shkuar në Europian. Për mua është ndjesia më e bukur të shënoj për ekipin kombëtar.

DASMA- Ndërkohë sulmuesi flet edhe për jetën e tij private dhe thotë së është i dashuar plotësisht: “Tani jetoj me Uardën, kemi 2 vite kemi një lidhje stabile dhe mund të them se më mbështet shumë në karrierë. Është pak herët për të bërë dasmë, po njihemi më mirë, por besoj do të ndodhë shumë shpejt, do t’i ftoj të gjithë shokët. Jam i dashuruar plotësisht me të”, shprehet Myrto.

KUNDËR REALIT- Beratasi kujton edhe takimin e luajtur kundër Real Madridit: “S’ma merrte mendja se do

të isha titullar kundër Realit të Madridit, kur pashë lojtarët mendoja se po luaja në ‘Play Station’. Kur dola në ‘Santiago Bernabeu’ ndryshoi çdo gjë për mua, kuptova rëndësinë e kësaj lige dhe isha krenar për veten time”.

SUPERIORJA- “Te Laçi

kam kaluar një periudhë shumë të mirë, kemi pasur grup të mirë dhe mendoj se presidenti i klubit është më i miri në Shqipëri pasi kujdeset personalis­ht për lojtarët dhe nxjerr më të mirën prej tyre. Shoh çdo ndeshje të tyre dhe jam shumë i lumtur sepse ata

kanë mundësi të bëjnë më mirë akoma. Është shumë herët për të folur për një rikthim në kampionati­n shqiptar pasi jam i fokusuar të eci akoma më larg dhe jo të bëj hapa pas, unë shikoj vetëm përpara. Nuk e di sa do të qëndroj këtu, pasi nëse ngjitemi në La Liga ekipi më

ka premtuar një kontratë më të mirë. Nuk dua të shkoj në ekipe të tjera pasi nuk dua të qëndroj në stol kur ndërkohë këtu jam titullar, më mirë të jesh i pari i fshatit sesa i fundit i qytetit”.

ASLLANI DHE BROJA”NUK mund të flas për Asllanin

dhe Brojën pasi ata e dinë vetë të ardhmen e tyre se çfarë duan dhe unë kështu e shoh futbollin. Jam gati të luaj në La Liga, objektivi im është të shënoj sa më shumë gola dhe të ngjis Granadën në La Liga”, u shpreh Uzuni për “Panorama TV”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania