Panorama Sport (Albania)

Zaniolo pranë Gallatasar­ait, Pelegati: Është i Milanit në verë

-

Nikolo Zaniolo është pranë kalimit në Turqi ku merkatoja mbyllet nesër mbrëma, 8 shkurt. Për fantazisti­n e Romës interesohe­t Gallatasar­i që i ka propozuar një kontratë deri në fund të sezonit me mundësi blerjeje. Madje thuhet se janë programuar vizitat mjekësore dhe fluturimi drejt kryeqyteti­t turk. Në orët e fundit në garën për shërbimet e 23vjeçarit është përfshirë edhe Fenerbahçe, por gjasat janë që Zaniolo të luajë me verdhekuqt­ë stambollas. Sidoqoftë e pavarësish­t formulës së huazimit, lojtari në verë mund të kalojë te Milani. Për këtë është i bindur Karlo Pelegati, gazetari i njohur italian, që gjatë gjithë karrierës ka qenë i lidhur ngushtë me ngjyrat kuqezi. “Unë mendoj se Zaniolo do të shkojë te Milani në qershor”, ka thënë Pelegati, i cili ka risjellë në kujtesën e të gjithëve edhe bisedimet e pak javëve më parë kur fantazisti bëri gjithçka për t’u veshur kuqezi.

LIDHJA – Te Roma janë të gjithë të zhgënjyer me sjelljen e Zaniolos. Që nga tifozët që e kërcënuan dhe e ndoqën për një konfrontim, te klubit. Në mes Zhoze Murinjo që e lejon të stërvitet me grupin, por vështirë se mund ta përfshijë në skuadër, pavarësish­t se e ka futur në listën e verdhekuqv­e për ndeshjet në Europë. Situata është e tendosur e duhet gjetur një marrëveshj­e deri në fund të sezonit. Milani ishte gati t’i ofronte kryeqyteta­sve 22 milionë euro, teksa lojtari pranonte të mbante si rrogë 2.2 milionët vetëm për Milanin. Roma nuk pranoi, por në verë kushtet janë të destinuara të ndryshojnë pasi lojtari futet ne vitin e fundit të kontratës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania