Panorama Sport (Albania)

Vlahoviç gjen viktimën e preferuar

-

- Salernitan­a ka fituar vetëm një prej 7 sfidave kundër Juventusit në Serinë A (2 barazime dhe 4 humbje): 1-0 në "Areki", më 2 maj 1999, falë golit të Marko di Vaios.

- Pas barazimit 2-2 të fazës së parë, Salernitan­a dhe Juventusi mund të barazojnë dy ndeshje radhazi për herë të parë në Serinë A. Për sa i përket bilancit në Salerno, shifrat janë në baraspeshë totale: 1 fitore "granata", 1 barazim dhe 1 sukses bardhezi, më i freskëti 0-2 më 30 nëntor 2021, me gola të Dibalës e Moratës. - Pas 8 fitoresh radhazi në kampionat, pa pësuar gol për më shumë, Juventusi ka marrë vetëm 1 pikë në tri ndeshjet e fundit, por duke pësuar edhe 10 gola. Bardhezinj­të nuk humbin dy ndeshje radhazi në kampionat që nga tetori 2021, ndërsa hera e fundit që kanë mbetur dy ndeshje radhazi pa shënuar të paktën një gol ka ndodhur në nëntor 2012.

- Sot sfidohet skuadra që në Serinë A ka pësuar më shumë gola me aksion (Salernitan­a 30) dhe të dytës që ka pësuar më pak (13 Juventusi, vetëm Lacio ka bërë më mirë me 10). - Katër nga gjashtë golat e fundit të Juves në kampionat kanë ardhur nga goditje këndi. Në përgjithës­i, Juventusi është formacioni që nga këto situata ka shënuar më shumë gola në këtë sezon (40 për qind, ose 12 nga 30 gola).

- Antonio Kandreva ka qenë protagonis­t në 3 gola në tri sfidat e fundit ndaj Juventusit (1 gol dhe 2 asiste).

- Dushan Vlahoviç ka realizuar 3 gola në 3 ndeshje kundër Salernitan­ës, në Serinë A: dopietë me Fiorentinë­n në 11 dhjetor 2021 dhe gol me Juven në mars 2022. Gjithsesi, serbi nuk shënon në transfertë prej 10 muajsh, konkretish­t që nga 9 prilli 2022, në Kaljari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania