Panorama Sport (Albania)

Al-ahli, klubi më i titulluar me një histori të përgjakur

-

Reali i Madridit ka marrë rrugën drejt Marokut, ku nesër në mbrëmje do të përballet me Alahlin në gjysmëfina­len e dytë të Botërorit të Klubeve. Al-ahli është një klub egjiptian, klubi më i titulluar në Afrikë, me 10 tituj kampionë të këtij kontinenti – 5 më shumë se ndjekësi i vet më i afërt, Zamaleku – si dhe klubi më i titulluar në Egjipt me 42 tituj. Disa nga tifozët e Al-ahlit vetëprokla­mohen si klubi më i titulluar në botë edhe pse kjo nuk është e vërtetuar zyrtarisht. Në 116 vite histori, tifozët e Al-ahlit besojnë se klubi i tyre ka fituar më shumë se 140 trofe, teksa në faqen zyrtare të Al-ahlit në internet, flitet për 105 trofe të ndryshëm mes kampionati­t egjiptian, kupave, superkupav­e dhe trofeve të ndryshëm kontinenta­lë. Për numrin e madh të trofeve të fituar, nga Konfederat­a Afrikane është shpallur “Klubi afrikan i shekullit XX”. Po ashtu, ai është klubi më i titulluar në futbollin afrikan, me 24 trofe kontinenta­lë. Kjo ka bërë që ai të njihet me nofkën “Mbreti i Afrikës”. Por historia e Al-ahlit është e larë me gjak. Ajo nuk mund të shpjegohet pa tragjedinë e Port Side (Port Sajd) më 1 shkurt 2012. Askush nuk mund ta harrojë në klub apo në qytet, Kairo gjithashtu kurrë nuk do t’ia falë. Tragjedia u konsumua në Port Side në takimin e kampionati­t egjiptian mes Al-ahlit dhe Al-masrit. Gjatë takimit, një përleshje mes tifozërive rezultoi në një tragjedi, që la pas 74 të vdekur (72 tifozë të Al-ahlit, një të Al-masrit dhe një polic) dhe më shumë se 1 mijë të plagosur. Pak vjet më vonë Gjykata Supreme e Egjiptit dënoi me vdekje 10 organizato­rët e tragjedisë. Që nga ajo ndeshje, dyert e stadiumit në Port Side u mbyllën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania