Panorama Sport (Albania)

Çështja Nojer, lojtarët e Bajernit ndahen në klane

Vazhdon të zgjerohet “plaga” e hapur në Mynih pas “intervistë­s” Prestigjio­zja gjermane zbulon skenarin më të keq te bavarezët

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

“Qetësi” do të ishte fraza e fundit që do të mendohej në ambientin e Bajern Mynihut pas një sërë “dramash” jo vetëm sportive. Trisi me barazime në kampionat do t’i linte vendin intervistë­s befasuese nga Nojeri. Gardiani 36-vjeçar do të godiste fort klubin e tij pas largimit të trajnerit të portierëve Toni Tapaloviç. Ky i fundit u “detyrua” të merrte valixhet nga Mynihu në mënyrë të beftë, ku sipas pretendimi­t të Salihamixh­içit ai mbarti rolin e një spiuni. Kaq ka mjaftuar që kapiteni Nojer të ngarkohej emocionali­sht, duke marrë parasysh edhe lidhjen me 42-vjeçarin, aq sa t’i quante drejtuesit e klubit ku ai aktivizohe­t si “jo njerëzorë” mbi aspektin e vlerësimit në kontributi­n e Tapaloviçi­t. Fitorja me Volfsburgu­n u duk se do të mbyllte hendekun e krijuar, pa anashkalua­r edhe situatën e çuditshme të ndodhur shumë pranë me protagonis­t Serzh Gnabrin. Kampionët në fuqi të Bundesligë­s do të korrin suksesin e domosdoshë­m ndaj “Ujqërve” në transfertë, por “dramat” do të vazhdojnë ende.

“ZBARDHJA” -Prestigjio­zja gjermane “Kicker” është shfaqur e bindur në qëndrimin e saj mbi bazë të informacio­neve të brendshme, se disa nga futbollist­ët e Bajernit mbajnë një qëndrim pro Nojerit, çka do të thotë se ata kanë filluar të ndahen në klane.

DEKLARATA E NAGELSMAN-JULIAN

Nagelsman do të shmangte në çdo mënyrë temën

e “pabesisë” së supozuar nga Nojer ndaj drejtuesve, por 35vjeçari do të jepte mesazhe të koduara në çështjen e “kapitenit: “Kimish e shikoj si melodinë e së ardhmes në Mynih”. Ai djalë është fantastik dhe kam krijuar besim se mund të udhëheqë ekipin pa

probleme, si një lider i vërtetë”, pohonte ish-trajneri i Lajpcigut me nota të larta suportuese ndaj mesfushori­t 27-vjeçar, i cili aktualisht mban shiritin e kapitenit, si rezultat i mungesës prej lëndimit në këmbë nga Manuel. Interpreti­mi i fragmentev­e të mësipërm jep panoramë të qartë se Kimish ka marrë trajtën e busullës në komunikim me Nagelsman dhe ai tashmë e shikon Joshuan si pikë reference për të mbajtur të bashkuar edhe pjesën tjetër.

Pasojat-bavarezët gjithmonë kanë dëshiruar ta prezantojn­ë

veten në kuadrin e familjes, aty ku bashkimi, harmonia dhe vlerësimi qëndronin në krye të mekanizmav­e morale, përpara intervistë­s. Nëse kjo hipotezë do të jetë e vërtetë, atëherë dëmet mund të kalojnë çdo limit, aq më tepër kur verdiktet e sezonit janë në

pikën më delikate. Mjafton t’i referohemi takimit në Ligën e Kampioneve ndaj PSG-SË dhe ambicien e gjigantëve nga Mynihu për të vendosur diktatin e tyre në çdo fron ku ata garojnë, se çfarë rrjedhe mund të marrin objektivat e periudhës 2022-‘23.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania